Connect with Us

Luftëtari i tij turpëroi Partizanin/ Ahmataj: Mos më pyesni mua për atë gjë!

Sport

Luftëtari i tij turpëroi Partizanin/ Ahmataj: Mos më pyesni mua për atë gjë!

Publikuar

-

Trajneri i Luftëtarit, Julian Ahmataj, vazhdon të befasojë me lojën dhe rezultatet e ekipit që ka marrë vetëm para pak javësh, sepse sot bëri një goditje të madhe, duke fituar në Elbasan ndaj Partizanit.

Triumfi afron kualifikimin, por Ahmataj nuk e pranon që është hedhur një hap vendimtar, duke pritur edhe ndeshjen e kthimit. Ndërkaq, pyetja nëse kupa sakrifikohet më tej për mbijetesën kalohet me një finte nga Ahmataj, i cili në një farë mënyre e pason topin te drejtuesit.

Fitore kualifikimi? Nuk zgjidhet asgjë që në ndeshjen e parë, duhet luajtur futboll dhe duhet të vazhdojmë të ecim në rrugën që kemi nisur, me të njëjtin impenjim dhe angazhim. Partizani na vendosi në vështirësi të mëdha, por ditëm të mbrohemi mirë dhe patë shanse për të shënuar edhe gola të tjerë.

Gabimet para portës kundërshtare? Po, patëm shumë raste dhe nuk konkretizuam. Disa lojtarë kanë ardhur me vonesë në janar dhe u duhet kohë derisa të gjejnë maksimumin e vet dhe të përshtaten plotësisht.

Rotacioni? Ne nuk kemi 11-she bazë, të gjithë lojtarët kanë shanse të barabarta   dhe janë të një niveli. Ishte koha për pak rotacion, jo për pushim, por më shumë për t’u dhënë minuta edhe disa lojtarëve që meritojnë më shumë hapësirë.

Kupa, a mund të sakrifikohet për mbijetesën? Nuk është pyetje për mua, është për një nivel më të lartë. Unë stërvit skuadrën, kërkoj maksimumin në çdo ndeshje dhe merrem me fushën. Nuk është në kompetencën time të bëj zgjedhje të tilla, kupa apo mbijetesa. Gjithsesi, nuk është mbyllur çështja e këtij turi, morëm një rezultat që na favorizon, por ka edhe një ndeshje kthimi, nuk jemi kualifikuar.

Motivimi i ekipit? Futbollistët duhen edukuar dhe ushqyer sikur luajnë një finale, sikur të jetë ndeshja e fundit në sezon, gjë që mund të ndodhë për arsye të ndryshme. Lojtarët duhet ta kenë të qartë gjithnjë që është fat i madh të luajnë, për Luftëtarin apo çdo ekip tjetër”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: