Connect with Us

Kombëtarja merr lajmin e keq/ Futbollisti më në formë lë në mes stërvitjen

Sport

Kombëtarja merr lajmin e keq/ Futbollisti më në formë lë në mes stërvitjen

Publikuar

-

Përtej Adriatikut vijnë lajme jo të mira për trajnerin e kombëtares shqiptare Christian Panucci. Një nga mesfushorët më në formë të kombëtares këtë sezon, Ledian Memushaj, ka shfaqur shqetësime në stërvitjen e ditës së djeshme me Pescaran.

Ashtu siç raportojnë mediat pranë klubit të Pescaras, Memushaj është detyruar të lërë në mes stërvitjen e djeshme, pasi ka shfaqur shqetësime në kyçin e këmbës.

Ende nuk dihet se çfarë problemi ka realisht mesfushori kuqezi, por mediat tregojnë se trajneri i skuadrës së Pescaras është i shqetësuar, pasi nuk dihet ende nëse do të rikuperohet Memushaj.

Ky lajm vjen vetëm një ditë para publikimit të listës me emrat e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e para eliminatore të Euro 2020. Memushaj pritet të jetë pjesë e kësaj liste, pasi mesfushori ka bërë një sezon të shkëlqyer me Pescaran, duke dhënë dhe dhjetë asiste për skuadrën e tij.

Ndaj edhe për ekipin kuqezi, Memushaj do të ishte një armë e rëndësishme për repartin  e mesfushës. Gjithsesi pritet që në ditët në vijim të mësohet më shumë rreth gjendjes së futbollistit të kombëtares, nëse dhimbjet në kyçin e këmbës do të jenë shqetësuese apo jo. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: