Connect with Us

Lojtari i Guardiolës rinovon kontratën / Sivjet ka shkëlqyer

Sport

Lojtari i Guardiolës rinovon kontratën / Sivjet ka shkëlqyer

Publikuar

-

Bernardo Silva, i mbërritur te skuadra e Manchester City 18 muaj më parë, ka shtyrë deri në vitin 2025 kontratën e tij me kampionët e Anglisë. Kontrata e mëparshme skadonte në vitin 2022. Gjithsesi, palët kanë rënë dakord ta shtyjnë atë edhe me 3 vite të tjera.

Trajneri Pep Guardiola ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e mesfushorit 24-vjeçar, që në 64 ndeshje ka realizuar 11 gola me “qytetarët”. Lajmi është konfirmuar pak më parë nga skuadra e City, përmes një komunikate në rrjetet sociale.

Falë kontratës së re edhe rroga e re e Bernardo Silva do të jetë më e mirë se ajo aktuale, ku përfiton 120 mijë stërlina në javë. “Për mua është një nder e kënaqësi të rinovoj kontratën me City. Klubi më ka ofruar atë që dëshiron çdo futbollist në karrierën e tij dhe ky është vendi ku dëshiroj të qëndroj sa më gjatë”, tha Silva.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Ermir Lenjani tregon padrejtësinë e turpshme që i bënë në Zvicër për shkak të koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Ermir Lenjani do të bënte bujë përpara disa ditësh, pasi do të largohej nga Sioni së bashku me 8 lojtarë të tjerë. Kjo pasi futbollistët nuk pranuan uljen e rrogave dhe presidenti Christian Constantin mori masën më ekstreme. Por çfarë ndodhi realisht? Një padrejtësi mund të thuhet se i është bërë këtyre lojtarëve, ndërsa vërtet […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Presidenti i Juventusit u shkruan letër Kukësit, Partizanit dhe Vllaznisë

Publikuar

-

Nga

Pandemia që ka pushtuar të gjithë botën ka vënë në rrezik serioz të ardhmen e futbollit në Europë, pasi klubet po përballen me një krizë të madhe financiare si pasojë e ndalimit të të gjitha aktiviteteve. Kjo ka shtyrë presidentin e Juventusit, Andrea Anjeli, që t’u shkruajë të gjithë anëtarëve të ECA, organizatës që klubeve […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Tronditet Kristal Abazaj, Anderlehti kërkon t’i heqë rrogën 12 mijë euroshe

Publikuar

-

Nga

Kristal Abazaj u huazua në fillim të sezonit, nga skuadra belge e Anderlehtit, drejt Kukësit, ku gradualisht po fitonte formën e dikurshme, duke u shndërruar në një protagonist te skuadra verilindore. Situata e krijuar për shkak të Koronavirusit, pritet të rëndojë nga ana ekonomike, futbollistin e Kombëtares, të cilit i është kërkuar nga klubi belg […]

LEXO TE PLOTE