Connect with Us

Përcaktohet kalendari për javën e 25-të/ Vëmendja kryesore do të jetë në këto dy supersfida

Sport

Përcaktohet kalendari për javën e 25-të/ Vëmendja kryesore do të jetë në këto dy supersfida

Publikuar

-

Pas pezullimit të kampionatit javën e kaluar për shkak të akteve të dhunshme ndaj arbitrit Eldorian Hamiti, në sfidën mes Kamzës dhe Laçit, kampionati do të rinisë të luajë pikërisht aty ku u ndërpre, në javën e 25-të.

Kështu të shtunën, në orën 5, në Korçë, Skënderbeu do të presë Kukësin. Verilindorët do të kërkojnë vazhdimësinë pas dy sukseseve të fundit, ndërsa hapat fals janë të ndaluar për skuadrën e trajnerit Cungu, në mënyrë që të mos shkëputen nga kryesuesit e Partizanit. Nga ana tjetër situata te Skënderbeu nuk është nga më të mirat, megjithatë, bardhekuqtë kanë ende shpresa për t’u renditur në 3 vendet e para.

Ndërkohë, të dielën do të zhvillohen 3 sfidat e tjera, teksa kryendeshja mes Partizanit dhe Teutës do të luhet në orën 5. Të kuqtë në këtë takim pas ndalesës në derbi do të kërkojnë të kthehen te triumfi, në mënyrë për të qëndruar të shkëputur nga rivalët. Megjithatë, Teuta e trajnerit Shkëmbi, është një rival cilësor, ndërsa në rast të një rezultatit pozitiv do të rihapte garën për titullin edhe pse momentalisht është 10 pa Partizanit.

Java 25

Të shtunën:

Skënderbeu-Kukësi

Të dielën:

Kastrioti-Tirana

Laçi-Flamurtari

Partizani-Teuta

/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Lazio do me çdo kusht Kumbullën, fut mik Thomas Strakoshën

Publikuar

-

Nga

Të marrësh Marash Kumbullën në merkaton e radhës që do të hapet për tregun europian, nuk është e lehtë, aspak. Emri i këtij futbollisti po qarkullon kudo në kampionatet dhe ekipet më të mira, veçse në “Ligue 1”. Nga Dortmundi te Inter dhe Manchester United me Manchester City, duke lënë jashtë listës dhe pa përmendur […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Ermir Lenjani tregon padrejtësinë e turpshme që i bënë në Zvicër për shkak të koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Ermir Lenjani do të bënte bujë përpara disa ditësh, pasi do të largohej nga Sioni së bashku me 8 lojtarë të tjerë. Kjo pasi futbollistët nuk pranuan uljen e rrogave dhe presidenti Christian Constantin mori masën më ekstreme. Por çfarë ndodhi realisht? Një padrejtësi mund të thuhet se i është bërë këtyre lojtarëve, ndërsa vërtet […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Presidenti i Juventusit u shkruan letër Kukësit, Partizanit dhe Vllaznisë

Publikuar

-

Nga

Pandemia që ka pushtuar të gjithë botën ka vënë në rrezik serioz të ardhmen e futbollit në Europë, pasi klubet po përballen me një krizë të madhe financiare si pasojë e ndalimit të të gjitha aktiviteteve. Kjo ka shtyrë presidentin e Juventusit, Andrea Anjeli, që t’u shkruajë të gjithë anëtarëve të ECA, organizatës që klubeve […]

LEXO TE PLOTE