Sport
Turqia publikon listën kundër Shqipërisë/ Mungon ylli i madh i Serisë A

Trajneri i Turqisë, Senol Gunes ka publikuar listën e 28 lojtarëve që ka grumbulluar për fillimin e kualifikueseve të Euro 2020. Ndeshja e tyre e parë do jetë pikërisht ndaj Shqipërisë, më 22 mars në “Loro Boriçi” të Shkodrës, ndërsa më pas do presin Moldavinë në shtëpi.
Në listë janë lojtarë të rinj nga liga vendase e Turqisë, ndërkohë që janë rikthyer në skuadër Emre Belozoglu (38 vjeç) dhe Burak Yilmaz, të cilët nuk ishin ftuar në kombëtare prej një viti.
Bie në sy mungesa e talentit të Romës, Cengiz Under, i cili ka pësuar një dëmtim me skuadrën italiane dhe nuk ia ka dalë që të jetë pjesë e Kombëtares së tij në takimin ndaj Shqipërisë dhe më pas ndaj Moldavisë. /CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Ngjarje e rëndë/ Po udhëtonte me 200 km/h, futbollisti i Luftëtarit humb jetën në aksident
Një aksident i rëndë automobilistik i ndodhur pak pas mesnate në qytetin e Gjirokastrës, në lagjen e njohur si “Blloku i furrave”, rruga nacionale Gjirokastër –...

Nuk arriti dot 20 mijë, ja sa tifozë ishin zyrtarisht në stadium për derbin Partizani-Tirana
Teksa Tirana do të festojë gjatë këtë natë të sotme teksa ia doli të gjunjëzojë Partizanin pas më shumë se 5 vitesh, është konfirmuar zyrtarisht...