Connect with Us

NBA me spektakël / State shkatërron Oklahomën, shkëlqen Irving

Sport

NBA me spektakël / State shkatërron Oklahomën, shkëlqen Irving

Publikuar

-

Kampionët e Golden State kanë triumfuar 110-88 në fushën e Oklahomës, në përballjen e dy prej ekipeve më të mira në Konferencën e Perëndimit. Ndeshje e dominuar nga skuadra kampione, që pati epërsi në fushë gjatë gjithë kohës. Mungesa e Durant nuk u ndie fare tek Warriors, sfidë ku diferencën e bëri Curry, autor i 33 pikëve, mbështetur edhe nga Thompson me 23 pikë. Një ndeshje e dobët e Westbrook, që realizoi vetëm 7 pikë, ndërkohë që u dallua Paul George, me 29 pikë e 13 rebound, por që mbetën për statistikë.

Fiton edhe skuadra e San Antonio, që mundi 108-103 Portland në sekondat e fundit, duke korrur një fitore të rëndësishme për play off, shkruan Telesport. Ndeshje me luhatje, ku herë udhëhiqte njëra skuadër e herë tjetra, por në fund u shkëputën Spurs. DeRozan me 21 pikë ishte shënuesi më i mirë, ndërkohë që 7 lojtarë të San Antonio realizuan mbi 10 pikë. Ekipi i Dallas, falë 22 pikëve të Hardaway, mundi 121-116 Cleveland, takim i dominuar nga teksanët, ndërsa Utah Jazz mposhti 114-98 Brooklyn, ndeshje ku diferencën e bëri Mitchell me 24 pikë.

Në sekondat e fundit fiton edhe ekipi i Denver, që mundi 102-100 Indiana, ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund. Miqtë kryesonin ndeshjen në minutat e fundit (Young 18 pikë e 10 rebound), por Denver përmbysi shifrat falë 26 pikëve të Jokic. Triumfon edhe skuadra e Boston, që mundi 129-120 Atlanta, sfidë ku u dallua Irving, autor i 30 pikëve e 11 rebound, ndërsa Phoenix mundi 138-136 New Orleans pas kohës shtesë (Booker 40 pikë e 13 asist).

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

“Tirana nuk vodhi asgjë, penalltitë ishin të dyja”, tifozët japin verdiktin e tyre për derbin Tirana-Partizani

Publikuar

-

Nga

Tirana ka fituar sot 5-1 derbin e kryeqytetit, duke shpartalluar në ç’do aspekt Partizanin. Pas ndeshjes, kanë plasur polemikat se arbitri ka favorizuar Tiranës, sidomos te dy penalltitë, por tifozët duket se nuk janë dakord me këtë konstatim të drejtuesve të Partizanit. Në debatin e zhvilluar te “Atlasi Sportiv”, tifozët shprehen njëzëri se Tirana nuk […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Sherr brenda familjes Rama, Gregu i del kundër xhaxhait

Publikuar

-

Nga

Greg Rama, djali i kryeministrit Edi Rama i është gëzuar triumfit të skuadrës së tij të zemrës Tiranës ndaj rivalëve të përjetshëm të Partizanit. Bardheblutë fitoi 5-1 dhe pas kësaj fitoreje, Gregu ka dalë hapir në mbështetje të skuadrës së tij. Ai shkroi në “Instagram” se “e vërteta doli në shesh” duke nënkpuptuar se tashmë […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

E bujshme/ Oto Xhon mund të luajë me kombëtaren e Kosovës

Publikuar

-

Nga

Një rast “Olainka” ka lindur sërish, por këtë herë në Kosovë. Sulmuesi Otto John shprehet i gatshëm që të veshë fanellën e përfaqësueses së dardanëve, gjithnjë nëse këta të fundit vendosin ta ftojnë në ekipin e tyre. Lojtari nigerian la Skënderbeun gjatë merkatos së dimrit dhe u rikthye sërish në Kosovë, por këtë herë si […]

LEXO TE PLOTE