Connect with Us

E bujshme/ Interi planifikon shkëmbimin e madh mes Icardit dhe yllit të rivalëve të tyre historik

Sport

E bujshme/ Interi planifikon shkëmbimin e madh mes Icardit dhe yllit të rivalëve të tyre historik

Publikuar

-

Mauro Icardi mbetet i izoluar tek Interi dhe e ardhmja e tij është një enigmë e madhe, pavarësisht se klubi mundohet të fshehë tensionin dhe Beppe Marotta të hënën deklaroi se pret që sulmuesi të kthehet së shpejti.

Lautaro Martinez i ka bërë të gjithë për vete me paraqitjen fantastike në derbi dhe Interi e sheh si liderin e sulmit në të ardhmen, ndaj për Icardin largimi po bëhet gjithnjë e më i sigurt.

Sot La Gazzetta dello Sport del me lajmin e bujshëm se klubi zikaltër ka ndërmend të tentojë blerjen e një tjetër argjentinasi, Paulo Dybala, për të cilin do të ofronte pikërisht Icardin, i cili i pëlqen shumë Juventusit.

Mandzukic është ndoshta në sezonin e fundit si bardhezi dhe Icardi do ishte sulmuesi ideal për torinezët, që kërkojnë të rinovojnë sulmin pa shpenzuar shifra të çmendura. Dybala nuk është i lumtur në Torino, e ka humbur vendin në formacion dhe e ka të qartë se Cristiano Ronaldo është në epiqendër për klubin dhe mediat, ndaj një transferim tek Interi do t’i interesonte shumë për t’u kthyer protagonist, edhe pse së pari zikaltrit duhet të shkojnë në Champions League, për të joshur emra si Dybala. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Pas “Topit të Artë”, Modric fiton një tjetër trofe të rëndësishëm

Publikuar

-

Luka Modric fitoi çmimin “Golden Foot 2009”, një çmim që jepet për futbollistët mbi 29 vjeç, karriera e të cilit ka qenë shumë e suksesshme. Lojtari i Real Madrid udhëtoi drejt Monacos për të marrë këtë çmim prestigjioz që e riafirmon atë si një nga lojtarët më të mirë të futbollit të kohëve të fundit. […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

E bujshme/ Elseid Hysaj futbollisti i ri i Norwich në Premier League

Publikuar

-

Nga

Elseid Hysaj duket se do të largohet nga Napoli. Për mbrojtësin shqiptar, ka pasur interes nga shumë skuadra, përfshirë këtu Chelsea dhe Tottenham, por asgjë nuk u konkretizua. Këtë muaj janar, Hysaj me shumë gjasa do të transferohet në Angli, por te skuadra e Norwich City. Këtë gjë, e ka bërë të kryer familjar i […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Plas te kombëtarja, Taulant Xhaka refuzon ftesën e Edi Rejës

Publikuar

-

Nga

Një tjetër kapitull i shtohet sagës “Xhaka” në përfaqësuesen shqiptare. Mesfushori mendohej se do të kthehej përsëri protagonist me fanellën kuqezi, por ai ëhst ëbërë protagonist në një mënyrë tjetër, pasi nuk është paraqitur në grumbullimin e përfaqësueses edhe pse pritej nga stafi kuqe VIP Sport ka marrë konfirmimin nga stafi pranë kombëtares se Xhaka […]

LEXO TE PLOTE