Sport
Deklarata më e fortë e javës/ Paul Pogba tërbon tifozët e Realit

“Real Madrid është një ëndërr për të gjithë fëmijët, për të gjithë futbollistët, veçanërisht me Zidane. Unë jam i lumtur në Manchester, por nuk i dihet se çfarë rezervon e ardhmja”, këto ishin fjalët e Paul Pogba ditën e mërkurë, që tërhoqi vëmendjen e të gjithë opinionit sportiv.
Megjithatë mesfushori i Manchester United u kujdes që të vërë sërish balancat me një deklaratë “dashurie”, këtë radhë për Barcelonën, që i ka kundërshtarë në Champions League.
“Është ekipi më i mirë në botë, një ekip që është bukur ta shohësh teksa luan sepse janë gjithmonë të paparashikueshëm, ka lojtarë të mrekullueshëm, është një lojtar i jashtëzakonshëm si Messi që qëndron mbi të gjithë”, tha ylli i United.
Pogba shtoi se do të jetë speciale ndeshja kundër Barcelonës, edhe për faktin se i kanë eliminuar dhe është një mundësi për të shijuar një ndeshje të madhe. /CNA.al