Connect with Us

Trukime nuk ka vetëm në futboll, por edhe në tenis/ Arrestime në gjithë Europën!

Sport

Trukime nuk ka vetëm në futboll, por edhe në tenis/ Arrestime në gjithë Europën!

Publikuar

-

Një hetim ndërkombëtar rreth trukimit të qindra ndeshjeve tenisi nga një rrjet kriminal me bazë në Armeni ka nisur prej 9 muajsh dhe po zbulohen fakte tronditëse, duke bërë që hetimi të zgjerohet nga muaji në muaj.

“L’Equippe” shkruan se tashmë janë zbuluar dhjetëra ndeshje tenisi të trukuara anembanë Europës dhe virusi ka prekur edhe Francën, aty ku të martën u shoqëruan për në polici 7 tenistë, të cilët u morën në pyetje dhe u lëshuan një ditë më vonë.

Pesë tenistë pranuan se kishin arritur marrëveshje për të trukuar ndeshjet e tyre, kundrejt shumave të ndryshme. Edhe në 16 janar 4 tenistë francezë (Mick Lescure, Julius Okala, Yannick Thivant dhe Jerome Inzerillo) u morën në pyetje nga autoritetet franceze, me Lescure (numri 487 në renditjen botërore) që pranoi se ka trukuar 20-30 ndeshje në karrierë, për shuma nga 600 deri në 2000 euro.

Tenistët dyshohet se kanë trukuar jo vetëm ndeshje, duke humbur qëllimisht, por edhe sete brenda një ndeshjeje. Të gjithë tenistët e shënjestruar janë të renditur poshtë vendit të 250-të në renditjen botërore, çka i bën pre të lehta, sepse kanë të ardhura të pakta nga tenisi dhe korruptohen shumë lehtë.

Sporti i tenisit është ndër më të lehtët për t’u manipuluar, sepse bëhet fjalë vetëm për një sportist, ndryshe nga sportet ekipore, ku duhet marrëveshje me shumë lojtarë dhe mund të ketë rrjedhje informacioni. /CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: