Connect with Us

Video prekëse/ Futbollisti shqiptar lumturon tifozin e vogël me aftësi të kufizuara

Sport

Video prekëse/ Futbollisti shqiptar lumturon tifozin e vogël me aftësi të kufizuara

Publikuar

-

Granit Xhaka, shqiptari i kombëtares së Zvicrës, ka qenë mik me djaloshin e vogël që nga viti 2015, kur e shoqëroi atë në fushë, në ndeshjen e tij të parë si kapiten i Borussia Monchengladbach. Marrëdhënia e tyre u rrit gjatë vitit të ardhshëm, përpara se 26-vjeçari të lëvizte drejt stadiumit “Emirates”.

Tri vite nga takimi i tyre i fundit, palët u ribashkuan muajin e kaluar. Julian, i cili u diagnostikua me disa probleme gjenetike pas lindjes, në dhjetor 2010, mbërriti në fushën e trajnimit të “topçinjve” të Londrës dhe u takua menjëherë nga Granit Xhaka, para se të paraqitej me një fanellë të tij të personalizuar. Pastaj, Julian pa stërvitjen e ekipit anglez.

Pas seancës, ai ndërveproi me një pjesë të vogël të lojtarëve, duke përfshirë Mesut Ozil, para se të gjuante penallti për Pierre-Emerick Aubmeyang dhe Petr Cech. Atij iu bë dhurata e fundit, pasi mori pjesë në fitoren 2-0 ndaj Southampton, në Premier League. Arsenali ka postuar një video, që dokumenton përvojën unike të Julian si pjesë e “World Down Syndrome Day”, e cila përpiqet të tërheqë vëmendjen ndaj situatës me këtë sëmundje.

Duke folur për mediat, Xhaka tha: “Kam marrëdhënie të posaçme me Julianin, ai është shumë i veçantë dhe gjithmonë pozitiv. Ai gjithmonë është i buzëqeshur dhe tregon se mund të jesh i lumtur, edhe pse ke një aftësi të kufizuar. Ka shumë njerëz, që kanë gjithçka në jetë, dhe ende ankohen. Ky djalosh e di saktësisht se çfarë ka dhe ende e merr jetën pozitivisht, ka buzëqeshje në fytyrën e tij. Lidhja ime me të është shumë e veçantë”. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: