Sport
De Biasi ka refuzuar një ekip italian / “Oferta më joshi, por Shqipëria…”

Gianni De Biasi mbetet trajneri më i suksesshëm i Shqipërisë. Kualifikimi në “Euro2016” ishte një ëndërr e kthyer në realitet dhe tekniku italian arriti të na dhuronte emocione të forta. Kombëtarja jonë ishte kthyer në një nga ekipet më simpatike të Europës, cinike deri në palcë dhe një bunker i vështirë për t’u çarë dhe nga ekipet me sulmin më të fortë.
Në kohën kur ishte në krye të pankinës tonë, De Biasi u kthye në monoton, pasi në konferencat për shtyp më shumë fliste për ofertat që kishte marrë nga skuadrat e tjera, se sa për ecurinë e ekipit. Në një intervistë “La Gazzetta Dello Sport”, ai ka treguar dhe një herë se ka refuzuar ekipin e Palermos në kohën që ishte në krye të kombëtares sonë.
“Herën e parë që më ka kontaktuar Zamparini ishte në Seria A kur vendosi të largonte De Zerbin. Isha në kontratë me Shqipërinë. Oferta më joshi, por nuk mund ta pranoja”, – tregoi De Biasi. Ky i fundit duket i joshur nga një rikthim në Shqipëri në krye të kombëtares tonë. /CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

E bujshme/ Enea Jorgji do gjykojë Inter-Barcelona
Aktivizimi i gjyqtarëve shqiptarë në arenën europiane po bëhet tashmë i vazhdueshëm. Pas gjykimit në Europa Ligë, në fazën e grupeve në Turqi, Enea Jorgji...

Situata pas tërmeteve, ja gjendja e stadiumit “Air Albania” nga dëmtimet strukturore
Tërmeti i datës 26 nëntor solli pasoja negative për Shqipërinë. Veç frikës legjitime dhe dëmëve materiale, tragjedia la pas 51 viktima. Të shumtë ishin klubet...