Connect with Us

Zidane nuk mësonte në shkollë / Francezi rrëfen të kaluarën emocionuese

Sport

Zidane nuk mësonte në shkollë / Francezi rrëfen të kaluarën emocionuese

Publikuar

-

Karriera e Zinedine Zidane është e lakmueshme nga shumë njerëz, si koha kur ishte futbollist edhe tani që është në rrugën e suksesit si trajner.

Gjithsesi francezi në një intervistë ndryshe ka rrëfyer vuajtjet e tij derisa kapi suksesin, “Që të luaje më parë, duhet të ishte i zoti. Nuk është e thjeshtë si tani. Nëse tani ke pak talent ta japin menjëherë mundësinë”, tha Zidane.

Trajneri i Real Madrid tregoi vështirësitë në hapat e parë drejt futbollit duke u shprehur kështu: “Dëshira ime e vetme ishte të bëhesha futbollist, por unë kisha probleme në shkollë. Prindërit e mi kurrë nuk më qortuan mua, por ata e dinin se sjellja ime nuk ishte ideale. Kështu një ditë ata më thanë: ‘E dimë që ke diçka në mendje, prandaj bëj atë që do’. Sapo mora lejen e mamit dhe babit, menjëherë e dija se çfarë doja. Kur shkova te Cannes dhe pashë lojtarët duke u stërvitur thashë: Dua t’i përkushtohem vetëm kësaj.”

Zidane e pati të qartë atë që donte dhe luftoi me forcë e shpirt për t’u bërë më i mirë në botë.

“Që nga ai moment luftova për t’u bërë më i miri. Pushoja mirë, nuk bëja budallallëqet që bëja nëpër bare, pija ujë dhe stërvitesha shumë. Dhashë gjithçka për t’u bërë lojtari më i mirë, duhet ta bëjë atë me çdo kusht. Vetëm kështu do t’i bëja të lumtur dhe krenarë prindërit e mi”, zbuloi më tej francezi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE