Connect with Us

Gjermania fitoi në fund ndaj Holandës/ Neuer: Ishim super!

Sport

Gjermania fitoi në fund ndaj Holandës/ Neuer: Ishim super!

Publikuar

-

Manuel Neuer ishte një nga lojtarët më të mirë për skuadrën e Gjermanisë. Kapiteni i “Pancerave” arriti të shpëtonte në dy raste portën e tij. Rajyn Babel në pjesën e parë u ndal nga kapiteni gjerman që i mohoi atij një gol të pastër. Pas ndeshjes, Nojer pranoi se kjo fitore u arrit me shumë vuajtje për skuadrën tij.

“Në ndeshjet e fundit ndaj Holandës kemi qenë ne ata që kemi pësuar gol në fund”, tha Neuer. “Tani ishte radha jonë që të buzëqeshnim. Ishte një pjesë e parë e luftuar nga ne dhe ata. I hapëm shumë probleme atyre duke shënuar dy herë në pjesën e parë. Mund të kishim bërë më shumë nëse do të ishim treguar më të saktë përpara portës”. Neuer pranon që skuadra vendëse ishte më superiore në pjesën e dytë, duke rrezikuar disa herë për të kthyer rezultatin.

“Luajtëm kundër një kundërshtari shumë të fortë në fushën e tyre. Holanda është skuadra e momentit dhe kjo u pa edhe në pjesën e dytë ku ata barazuan. Por ne jemi Gjermania dhe treguam deri në sekondat e fundit se kishim ardhur këtu për të fituar. Ia dolëm dhe për këtë duhet të jemi krenarë. Kjo fitore na jep shpresë për të ardhmen”, përfundoi kapiteni i gjermanëve dhe i bavarezëve, Manuel Neuer. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Champions League/ Interi i shpëton turpit në fund, shënon 45 milionëshi

Publikuar

-

Interi e ka nisur me një barazim 1-1 ndaj Slavia Prague sezonin e ri të Champions League. Një rezultat aspak i mirë për zikaltrit duke ditur që kanë në grup dy klube gjigande si Barcelona dhe Dortmundi.

Përsa i përket ndeshjes, miqtë kaluan të parët në avantazh me golin e Peter Olayinka në minutën e 63′ të takimit. Nigeriani e ka nisur karrierën si profesionist tek ekipi i Bylis në Shqipëri, ku luajti për dy sezone 2012-2014, 18-vjeç në atë kohë.

Më pas u transferua te Skënderbeu aty ku dhe shkëlqeu, ku luajti për dy sezone 2014-2016, më pas u shit te Gent në Belgjikë dhe vazhdoi karrierën në disa klube. Në vitin 2018 u ble nga çekët e Slavia Prague.

Barazimi i ziklatërve ka ardhur në minutat shtesë me golin e shënuar nga Nicolo Barella, futbollisti i transferuar këtë verë për një çmim që do të shkojë rreth 45 milionë euro.

Ndeshja tjetër mes Lyon dhe Zentit u mbyll edhe ajo në shifrat 1-1. /CNA.al


LEXO TE PLOTE

Sport

Tërmet në “San Siro”/ Video: Ish-sulmuesi i Skënderbeut i shënon Interit

Publikuar

-

E pabesueshme ajo që po ndodh në “San Siro”, në ndeshjen mes Interit dhe Slavia Prague.

Miqtë kanë zhbllokuar takimin në minutën e 64 me anë të Peter Olayinka, një emër i njohur në futbollin shqiptar pasi spikati te Skënderbeu dhe më pas u transferua jashtë. Sulmuesi nigerian ka luajtur fillimisht për Bylis në Shqipëri dhe më pas për Skënderbeun, në vitet 2014-2016, ku shkëlqeu edhe në Kupat e Europës.

Edhe pse pozicioni i Olayinka ishte i dyshimtë, arbitri e quajti gol të rregullt, pasi e pa edhe në VAR. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sport

Napoli-Liverpool, Dortmund-Barça/ Formacionet zyrtare, Valverde i beson lojtarit të momentit, Messi…

Publikuar

-

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjeve të darkës në Champions League, ku vëmendja do të jetë në dy supersfida, Napoli-Liverpool dhe Dortmund-Barça.

Në “San Paolo” do të jenë rreth 45 mijë tifozë për të mbështetur ekipin e tyre të zemrës, Napolin, që do të masë forcat me kampionin në fuqi të Europës, Liverpoolin.

Napoli (4-4-2): Meret; Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly, Mario Rui; Callejon, Allan, Fabian Ruiz, Insigne; Mertens, Lozano

Liverpool (4-3-3): Adrian, Alexander Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson, Milner; Salah, Firmino, Mané

Në Dortmund pritet një ndeshje spektakolare mes verdhezinjve dhe katalanasve. Përsa i përket formacioneve zyrtare, nuk ka asnjë surprizë te Dortmundi, ndërsa te Barcelona, Messi do të jetë në stol. Surpriza e madhe është aktivizimi nga minuta e parë e 16-vjeçarit, Ansu fati, lojtari i momentit.

Dortmund (4-2-3-1): Burki, Hakimi, Akanji, Hummels, Guerreiro, Witsel, Delaney, Hazard, Sancho, Reus, Alcacer.

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen, Semedo, Piqué, Lenglet, Alba, Busquets, Arthur, De Jong, Suárez, Griezmann, Ansu Fati

/CNA.al

LEXO TE PLOTE