Connect with Us

Gega thumbon Kukësin/ Edhe në Bangladesh të shkojmë, nuk do të jemi vetëm

Sport

Gega thumbon Kukësin/ Edhe në Bangladesh të shkojmë, nuk do të jemi vetëm

Publikuar

-

Partizani luan në transfertë kundër Kukësit, një ndeshje që vlen shumë në rrugën e titullit kampion. Trajneri Skënder Gega, ka dalë sot para mediave dhe ka folur për përballjen me verilindorët dhe tema të tjera. Aktualisht Partizani numëron 9 pikë më shumë se skuadra e drejtuar nga Ramadan Ndreu.

“Kemi marrë maksimumin në dy ndeshjet e shkuara, por nuk ka rëndësi, tani kemi një ndeshje me rëndësi të veçantë. Kemi pasur një periudhë pushimi, por edhe dëmtimin e Telushit, më përpara Idrizajn. Patëm edhe Bardhin e Hebaj jashtë, i pari duhet të jetë gati për nesër. Jemi gati, përtej mungesave. Edhe kundërshtarët kanë pasur mungesa. Hila i ka dhënë besim skuadrës. Atanda e bëri mirë. E rëndësishme është të ruhet performanca”, thotë Gega fillimisht.

“Ka emra në ekip për ta zëvendësuar Telushin. Ai është Telushi. Çdokush rritet. Do mundohemi ta kompensojmë. Grupi e ka forcën të luajë për Telushin dhe për atë që do e zëvendësojë atë. Janë djem që stërviten mirë dhe për mua kjo ka rëndësi, pasi i kanë këmbët e freskëta. Nuk them dot para se ai që e zëvendëson Telushin e mbush hapësirën që lë ai”.

“Në janar erdhën lojtarë. Edhe te ekipet e tjera nuk kanë luajtur shpejt afrimet e janarit, përveç Dukës dhe Rexhepit që jemi munduar t’i ingranojmë.  Pas kësaj ndeshjeje grupi do të jetë më i plotë. Një javë përpara kishim 6 pikë më shumë, nuk pati gjë fatale. Tani jemi nëntë. Edhe sikur të fitojmë, nuk besoj se e kemi ngritur Kupën. Duhet të kemi vazhdimësi deri në fund. Jemi optimistë dhe besimplotë”.

“Çmimi i biletave? Jam i sigurt, që edhe në Bangladesh po të na çojnë do kemi tifozë. Partizanin e kanë ndjekur në transfertat jashtë, kanë bërë 18 orë rrugë. S’ka shans që dikush të ketë më shumë tifozë se ne. Të ishte për mua, në këtë vend, me këtë ekonomi, do e bëja hyrjen falas në stadiume. Gjithsesi, nuk jam për hakmarrje, nuk do e bëja diçka të tillë në ndeshjen pasardhëse ndaj Kukësit”. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: