Connect with Us

Talenti i Juventusit i përgjigjet të atit/ Jam bërë burrë falë… nënës

Sport

Talenti i Juventusit i përgjigjet të atit/ Jam bërë burrë falë… nënës

Publikuar

-

Ditët e fundit, Biourou Jean Kean, babai i talentit të Juventusit, Kean, kishte dhënë disa deklarata ku fliste për fëmijërinë e të birit: nga skuadra e parë, idhulli i tij…, por jo vetëm. Mes të tjerash, kishte polemizuar edhe me Juven, duke e akuzuar klubin bardhezi se nuk i ishte përmbajtur marrëveshjes.

“Mamaja e tij dëshironte ta dërgonte në Angli, ndërsa unë këmbëngula që ai të qëndronte në Itali, por në këmbim do të merrja dy traktorë. Shoqëria bardhezi më siguroi se kjo nuk ishte problem, por ende nuk më kanë dhënë gjë. Tani as më paguajnë biletat dhe nuk më presin.”

Marrëdhëniet mes djalit dhe të atit janë bërë problematike pas ndarjes së prindërve. E pikërisht kjo deklaratë e babait, e ka nervozuar shumë Moisen, që përgjigjen e jep në një postim në rrjetet sociale.

“Traktorë? Nuk e di se për çfarë po flet. Nëse jam bërë ky njeri që jam sot, është vetëm falë nënës sime dhe me këtë kam thënë gjithçka! Mos harroni kurrë se kush ju ka ushqyer kur e keni barkun bosh!” /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: