Sport
Lazio mundi Interin në “San Siro”/ Shkëlqen Strakosha, ja me çfarë note u vlerësua

Thomas Strakosha ishte një nga lojtarët më të mirë në fushën e lojës, në fitoren ndaj Interit mbrëmjen e djeshme. Portieri i kombëtares shqiptare, bëri pritje shpëtimtare për Lazion në fushën e Inter, duke i ruajtur deri në fund avantazhin e 0-1 me gol të Milinkoviç-Saviç.
Kështu Lazio mori tre pikë të rëndësishme duke u afruar me Milanin e vendit të katërt, ndërkohë që kryeqytetasit kanë dhe një ndeshje më shumë në dispozicion.
Strakosha ishte padyshim njeriu i ndeshjes me pritjet e tij, të cilat shpëtuan disa herë Lazion nga ndëshkimi. Sajti i njohur sportiv, “Sofascore” e ka përzgjedhur Thomas Strakoshën në formacionin e më të mirëve në Serinë A të Italisë, duke i dhënë notën 8.6.
/CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania