Connect with Us

Legjenda gjermane lëshon “bombën”/ Futbollistët e Realit e dinin se sivjet nuk do fitonin trofe!

Sport

Legjenda gjermane lëshon “bombën”/ Futbollistët e Realit e dinin se sivjet nuk do fitonin trofe!

Publikuar

-

Reali i Madridit vuajti shumë për të mposhtur Huesca-n e vendit të fundit në “Santiago Bernabeu”. Ekipi i Zidane fitoi 3-2, ndërsa ndeshja u vendos nga një gol i bukur i Benzema, dy minuta përpara fundit të ndeshjes.

Kjo është fitorja e dytë rresht që nga rikthimi i trajnerit francez në stol, por Bernd Schusterin nuk e bind ky ekip. Ish-futbollisti dhe trajneri i Realit tregon problemin e madh të “Los Blancos”.

Ekipit i mungon Cristiano Ronaldo dhe golat e tij. Gjermani ndalet te puna dhe qëllimi i trajnerit, ndërsa nuk i pëlqen fakti që ai vendosi t’i jepte një fanellë titullari djalit të tij, Luca Zidane.

“Lojtarët e Realit e dinin që, pa Cristiano Ronaldon, nuk do të fitonin trofe këtë sezon. Ekipit i mungon një futbollist që shënon shumë gola dhe këtë gjë e bënte portugezi. Mendoj se Zidane po tenton të rikuperojë lojtarë si: Isco, Marcelo dhe Bale për t’i patur gati për sezonin e ri. Debutimi i djalit të trajnerit në portë? Mua nuk më pëlqejnë këto gjërat baba-djalë. Luca do ta ndjejë këtë situatë”, përfundon gjermani i njohur. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: