Connect with Us

Nuk e ka bërë dot as Messi as Ronaldo/ Ylli i Realit vendos rekordin e madh në Spanjë

Sport

Nuk e ka bërë dot as Messi as Ronaldo/ Ylli i Realit vendos rekordin e madh në Spanjë

Publikuar

-

Karim Benzema ka hyrë në historinë e Real Madridit me atë që ka fituar në këtë klub dhe që nga dje, edhe në atë të La Liga. Francezi shënoi golin e fitores ndaj Huesca-s dhe arriti një statistikë historike, pasi rezulton se i ka shënuar të paktën një gol të gjithë ekipeve që ka pasur si kundërshtarë në kampionat.

Benzema është përballur me 34 ekipe kundërshtare që kur ka zbarkuar në La Liga një dekadë më parë dhe i ka shënuar tashmë të gjithëve. Në fillimin e këtij sezoni i mungonin Leganes dhe Hueska, objektiv i realizuara me sukses në këtë vit.

Një gjë të tillë nuk e ka arritur as Messi i cili ka shënuar ndaj 37 prej 40 ekipeve me të cilat është përballur (Cádiz, Murcia dhe Xerez janë të vetmet që i kanë shpëtuar). As Cristiano Ronaldo nuk ka bërë realitet një gjë të tillë duke i shënuar 32 prej 33 ekipeve që ka pasur përballë (nuk i ka realizuar Leganes). Benzema kaloi edhe një legjendë si Hugo Sanchez, i cili kishte pasur një karrierë perfekte si golashënues në La Liga, por i ka realizuara një ekipi më pak se francezi (33). /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE