Sport
I “çmenduri” i Serie A godet sërish/ Kur isha 14 vjeç përfundova në burg për shkak të… dashurisë

Massimo Ferrero njihet mirë në futbollin italian. Ai është një karakter unik, por kurrë banal. Eshtë folur mjaft për deklaratat e tij, se do të merrte drejtimin e Romës në rast të lamtumirës së James Pallotta, e mjaft të tjera.
Presidenti i Sampdorias u kthye për publikun me një “zbulim” të pathënë më parë, teksa po fliste në “Domenica In”: “Në moshën 14-vjeçare përfundova në një burg për minorenë, nëna ime më dërgonte cigare fshehurazi (kontrabandë). As kam përdhunuar e as kam vjedhur, thjesht një histori adoleshence.
Isha në marrëdhënie dashurie me vajzën e një polici bashkiak, që nuk ishte dakord me lidhjen tonë. Ai ishte i sëmurë nga mendja. Ndalova, teksa isha mbi motor, dhe i dhashë një shuplakë. Kështu, më denoncoi dhe më futi në burg”.
Ferrero shpreh kënaqësi të madhe që e mundi Milanin, duke rihapur garën për një vend në Ligën e Kampionëve. Numri një i Sampdorias nuk pranon diskutime e polemika mbi arbitrimin: “Ne i mposhtëm në fushë kuqezinjtë, nuk ka justifikime. Leonardo thotë se ka ptetendime për gjykimin, por nuk ka të drejtë. Në Milano na vodhën, në fazën e parë, me Higuain që e mori topin me dorë. Unë u largova pa thënë asgjë”. /CNA.al