Connect with Us

Takaj paralajmëron revolucion te Skënderbeu/ Disa lojtarë nuk e meritojnë atë fanellë

Sport

Takaj paralajmëron revolucion te Skënderbeu/ Disa lojtarë nuk e meritojnë atë fanellë

Publikuar

-

Humbja në Gjirokastër ka sjellë zhgënjim në Korçë. Luhatjet e vazhdueshme kanë lodhur edhe presidentin. Ardjan Takajt duket se i është sosur durimi, aq sa në një interviste të dhënë për “Panorama Sport” nuk ngurron që të shfryjë ndaj lojtarëve.

Paralajmëron se në verë do të ketë revolucion në ekip, ndërsa e pranon që kanë gabuar në merkato.

Ai thekson se disa lojtarët nuk e meritojnë ta veshin fanellën e skuadrës që në dekadën e fundit ka bërë histori, pasi thjesht po e shëtisin në fushë atë. Nuk kishte si të mos përgjigjej edhe për rastin e shumëpërfolur të Marko Radasit, ndërsa thekson se lojtari është në Kroaci për çështje e veta, por jo për rrogat.

Kur pritej vazhdimësia, Skënderbeu humb sërish. Çfarë po ndodh?

Duhet të kishim treguar më shumë, por në kushtet kur në ekip ka lojtarë që nuk e meritojnë të jenë pjesë e Skënderbeut, nuk mund të thuash asgjë më shumë dhe të pretendosh më tepër. Është një gabim i bërë që në ndërtimin e skuadrës në merkato. Dhe duhet ta pranojmë, kemi gabuar pikërisht këtu.

Çfarë doni të thoni me këtë?

Dua të them se në fund të sezonit do të ketë revolucion në ekip. Nuk mund të qëndrojnë te Skënderbeu lojtarë që nuk kanë idenë se për çfarë fanelle po luajnë. Lojtarë që nuk e meritojnë të jenë pjesë e Skënderbeut.

Çfarë po ndodh me Radasin. Si qëndron e vërteta e kapitenit?

Te Skënderbeu, që të jeni të gjithë të qetë, nuk ka çështje rrogash. Për këtë keni fjalën time. Radas ka qenë me ne, por për arsye familjare udhëtoi drejt Kroacisë para disa ditësh dhe do të kthehet. Për të gjitha këto klubi është në dijeni dhe gjithçka është bërë me lejen tonë. Nuk ka asnjë çështje dhe situata është krejt normale.

Kujtojmë se objektivi i vetëm i mbetur i korçarëve këtë sezon është triumfi në Kupën e Shqipërisë, gjë që do të bënte të mundur pjesëmarrjen e tyre në Kupat e Europës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: