Sport
Tefik Osmani thumbon Gaz Demin/ Ato 20 mijë euro mi jep pas emisionit

Presidenti i Partizanit, Gazment Demi, si dhe mbrojtësi i Teutës, Tefik Osmani, kanë shkëmbyer mbrëmë disa batuta në emisionin “Rubrika Sportive” ku me shumë humor kanë komentuar rivalitetin e gjatë mes Partizanit dhe Skënderbeut në vitet e kaluara.
“Shkuat në Champions falë Skënderbeut, si nuk na dhatë një darkë, ndonjë gjë. Shohim kështu nëpër studio faleminderit, po asnjë gjë tjetër”, tha mbrojtësi. Nuk vonoi kundërpërgjigja e numrit një të Partizanit. “Atë vit dhashë 20 mijë euro për pushimet tuaja, por një person i shkarkuar nga klubi mora vesh se nuk ua dha. Meqë ishit me pushime”. “Mi jep pas emisionit nuk ka probleme”, vijoi mbrojtësi.
Batutat vazhduan edhe më vonë, përsëri për këtë rivalitet mes skuadrave. “Partizani nuk ka bërë ndonjë ndeshje shumë të mirë që edhe presidenti të dalë i lumtur nga stadiumi, Kurse Skënderbeu pa filluar kampionati thuhej është ai, janë 3-4 vende bosh pastaj…” tha mbrojtësi, i ndërprerë nga Demi. “Vinte Safeti pastaj të tjerët… Ka të drejtë, se ka qenë vetë te Korça”, tha Demi. /CNA.al