Connect with Us

Merkato/ Projektohet shkëmbim bombë mes Juves dhe Barçës

Sport

Merkato/ Projektohet shkëmbim bombë mes Juves dhe Barçës

Publikuar

-

Ata janë dy lojtarë mjaft të mirë dhe tepër të kushtueshëm, por nuk kanë dhënë atë që pritej këtë sezon me klubet e tyre. Për pasojë, janë bërë pjesë e thashtethemeve të merkatos, edhe pse kjo e fundit do dhe pak muaj që të hapet. As Dybala te Juve dhe as Coutinho te Barça nuk janë më të paprekshëm.

Këtë e bën me dije “Sportmediaset”, që siguron se ekipi italian është gati t’iu propozojë katalanasve shkëmbimin mes të dyve. Pra, Juventusi jep Dybala për të marrë Coutinho. Ky duket një opsion, që i shkon për shtat edhe Barcelonës. Realiteti është se Dybala mund të përforcojë diçka në pjesën ofensive te kampionët e La Liga-s, gjë për të cilën kërkuan Antoine Griezmann verën e kaluar.

Coutinho, nga ana tjetër, nuk iu përshtatet planeve të Valverde, por problemi është se transferimi i tij ka kushtuar shumë. Një këmbim kokë më kokë me Dybala nuk do ta justifikonte shumën, që katalanasit paguan te Liverpool për brazilianin. Sidoqoftë, për momentin, palët e përfshira nuk e përjashtojnë këtë mundësi. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: