Sport
Harrojeni Messin & Ronaldon/ Ky futbollist bën atë që të tjerët nuk do e arrijnë dot kurrë

Quhet Bernaldo Manzano, që sot mund ta quajmë shkurt Legjendë!
Po flasim për një mesfush28-vjeçar nga Venezuela, i cili luan për Deportivo Laran, klub që këtë të mërkurë ka bërë diçka të pabesueshme, duke luajtur në harkun e 5 orëve 2 ndeshje: fillimisht duke fituar 3-2 me rezerva në transfertë ndaj Llaneros, për kampionat, dhemë pas duke fituar 2-1 ndaj Huracan, në Copa Libertadores.
Pikërisht në ndeshjen për kompeticionin më të madh për klube në Amerikën e Jugut Manzano vendosi të shkruante historinë, pa dashje natyrisht.
Në minutën e nëntë Lara fitoi penallti dhe Manzano shënoi, 1-0.
Në minutën e 39-të Manzano mori karton të verdhë.
Në minutën e 44-t Manzano dha asist dhe Centeno shënoi, 2-0.
Në minutën e 63-të Huracan u kthye në lojë, pasi Manzano (kush tjetër?) shënoi autogol!
Qershia mbi tortë erdhi në minutën e 68-të, sepse Manzano mori kartonin e dytë të verdhë, duke dalë me karton të kuq.
Gol, autogol, asist, karton i verdhë, karton i kuq, të gjitha në një ndeshje! Ja pra, u gjet një lojtar që bën diçka që Messi e Ronaldo nuk do e realizojnë dot kurrë!