Connect with Us

Merkato/ Man. United nis revolucionin, do largohen 7 lojtarë

Sport

Merkato/ Man. United nis revolucionin, do largohen 7 lojtarë

Publikuar

-

Manchester United është gati për një merkato të madhe në verë pasi Ole Gunnar Solskjaer është konfirmuar si trajneri i klubit.

Drejtuesit e “djajve” kanë nisur punën për sezonin e anshëm dhe pritet të ketë ndryshime të mëdha. Përveç atyre që mund të vijnë, plot shtatë lojtarë pritet të largohen këtë verë.

I pari është Alexis Sanchez, i cili nuk ka justifikuar shifrën e paguar për të, për të mos përmendur rrogën marramendëse që ai fiton çdo javë.

Juan Mata dhe Ander Herrera janë dy mesfushorë që u skadon kontrata në fund të sezonit dhe deri tani nuk është arritur marrëveshja e rinovimit.

Herrera mund t’i bashkohet Parisit, ndërsa Mata mund të përfundojë te Barcelona. Një tjetër emër që pritet të largohet pasi nuk ka bindur është braziliani Fred, i cili u ble vetëm gjatë verës së kaluar.

Pritet edhe një rinovim në prapavijë, çka do të thoshte se dikush duhet të largohet. Emrat që përmenden janë ata të Eric Bailly dhe Mateo Darmian.

Në sulm është Romelu Lukaku ai që rrezikon më shumë. Martial dhe Rashford shihen si dyshja e së tashmes dhe së ardhmes në Old Trafford dhe belgu nuk do të ishte dakord për një vend në stol. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: