Connect with Us

Mashtrimi i vitit/ Ja si hacker-at i vodhën 2 milionë euro Lazios së Tares

Sport

Mashtrimi i vitit/ Ja si hacker-at i vodhën 2 milionë euro Lazios së Tares

Publikuar

-

Një histori e bujshme vjen nga Italia dhe bëhet fjalë për Lazion, sepse Il Messaggero tregon sot një histori absurde, të qershorit 2016, kur klubi roman ra pre e një mashtrimi që i kushtoi 2 milionë euro.

Në atë periudhë Lazio i pagoi Feyenoord-it këstin e fundit për mbrojtësin Stefan de Vrij, i cili u ble në verë 2014 për 8 milionë euro, shifër e ndarë në 4 këste.

Pikërisht kësti i fundit, prej 2 milionë eurosh, u depozitua normalisht nga Lazio, por nuk shkoi kurrë në arkat e klubit holandez, sepse një hacker arriti të depërtonte në fluksin e komunikimeve mes dy klubeve me një identitet të rremë.

Personi u shtir si drejtues i Feyenoord-it, hapi një llogari në të njëjtën bankë ku Lazio kishte depozituar këstet e tjera dhe në atë llogari i bëri të ditur Lazios se duhej paguar kësti i fundit, duke “përpirë” 2 milionët.

Feyenoord kontaktoi më vonë me Lazion, duke i kërkuar shpjegime pse po vonohej kësti i fundit, duke bërë që të zbulohej mashtrimi gjigant dhe hackeri francez me banim në Zvicër akuzohet për mashtrim ndërkombëtar dhe identitet të rremë personi.

Natyrisht, paratë janë zhdukur, ndaj Lazio nuk pranon të paguajë dy herë dhe çështja do të zgjidhet nga Gjykata e UEFA-s në Nyon.

Avokati që përfaqëson Lazion shpjegon: “Lazio pagoi, nuk ka faj që Feyenoord nuk e mori shumën. Ndryshimi i llogarisë bankare ndodhi nga brenda klubit të Feyenoord-it dhe besojmë se ka ndodhur me bashkëpunim, nga brenda ose jashtë”. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE