Connect with Us

Merkato në Francë / Interi ndjek sulmuesin që vlen 50 mln euro

Sport

Merkato në Francë / Interi ndjek sulmuesin që vlen 50 mln euro

Publikuar

-

Një agjent i Interit ka qenë në stadiumin “Matmut Atlantique” ku Marseille u mund 2-0 nga vendasit e Bordeaux. Këtë e ka zbuluar francezja “Foot 365” që ka bërë me dije se klubi zikaltër ka qenë duke parë nga afër Yann Karamoh, talentin e tyre që e kanë lënë në huazim tek Bordeaux.

Sipas medies në fjalë, qëllimi kryesor i Interit ka qenë të ndjekë nga afër sulmuesin e Marseille, Florian Thauvin, i cili po shkëlqen këtë sezon në Francë, ku ka shënuar 13 gola në kampionatin vendas.

Francezi luan si sulmues në krah të djathtë, por përshtatet edhe në krah të majtë, aty ku do zinte vendin e Ivan Perisic. Kartoni i tij i llogaritur nga “Transfermarkt” vlerësohet në 50 milionë euro.

Thauvin u bë hit në faqet e para të gazetave me deklaratën e tij të fortë pas humbjes ndaj Bordeaux, ku tha: “Po flas kot më kot, jam i lodhur, ne kemi qenë të dobët këtë sezon. Është e njëjta histori çdo sezon. Jam ngopur me këto gjëra. Shpresa për vendin e tretë ka përfunduar. Madje, edhe po të shkojmë në Champions League, cili është qëllimi? Ne jemi copë-copë, mbeturina”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: