Sport
De Biasi e zbulon pas kaq kohësh/ Ja pse nuk e mora Rashicën në Euro 2016

“Rashica? Një lojtar shumë i mirë me një perspektivë të shkëlqyer. Nuk ka ardhur me ne sepse nuk kishte luajtur asnjë ndeshje me ne gjatë kualifikueseve. U kam dhënë kënaqësinë e Evropianit djemve që na kishin çuar deri aty”, ka thënë fillimisht ish-trajneri i Kombëtares për “Panorama Sport”.
“Salihi? Është i njëjti diskutim që thashë për Rashicën. Duhen bërë zgjedhje dhe ato që bëra i konsideroja më të drejta në atë kohë. Mora ata lojtarë që dhanë më shumë kontribut në dy vitet e kualifikueseve.
“Hamdiu i ka dhënë shumë Kombëtares, ka qenë i rëndësishëm, por në ato moment duhet të merrja vendime të tjera. Unë nuk shoh emrin e askujt, por interesat e Kombëtares mbi të gjitha”, tha De Biasi.
Lajme të Rekomanduara:

E bujshme/ Enea Jorgji do gjykojë Inter-Barcelona
Aktivizimi i gjyqtarëve shqiptarë në arenën europiane po bëhet tashmë i vazhdueshëm. Pas gjykimit në Europa Ligë, në fazën e grupeve në Turqi, Enea Jorgji...

Situata pas tërmeteve, ja gjendja e stadiumit “Air Albania” nga dëmtimet strukturore
Tërmeti i datës 26 nëntor solli pasoja negative për Shqipërinë. Veç frikës legjitime dhe dëmëve materiale, tragjedia la pas 51 viktima. Të shumtë ishin klubet...