Connect with Us

De Biasi: Ja për çfarë fola 5 orë me Dukën/ Në Shqipëri kthehem vetëm si…

Sport

De Biasi: Ja për çfarë fola 5 orë me Dukën/ Në Shqipëri kthehem vetëm si…

Publikuar

-

Ish-trajneri i Kombëtares, i cili shkroi historinë me kuqezinjtë, është shfaqur sërish në kryeqytetin shqiptar.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, Gianni De Biasi tregon se ka rikujtuar çdo vit të qëndrimit të tij në krye të kuqezinjve në një takim të stërzgjatur me Dukën, porse jo për postin e trajnerit.

“Mund të bëj rolin e drejtorit sportiv”, shprehet ndër të tjera shqiptari De Biasi, teksa thot se thuajse një vit e gjysmë që kur kam ikur dhe nuk mendoj se është momenti për të menduar që të rikthehem.

Pjesë nga Intervista

Nëse vjen De Biazi në Shqipëri, çfarë duhet të themi? Çfarë po ndodh?

Nuk po ndodh asgjë. Është një mundësi për t’u rikthyer, për të takuar miq dhe për të parë interesat e mia që i kam ende këtu në Shqipëri. Gjithashtu, për të prezantuar edhe akademinë time të re.

Keni takuar Dukën dhe kam informacione se keni qëndruar gjatë bashkë duke drekuar. Mbase 5 orë për 5 vite e gjysmë si trajner këtu…

Kemi ngrënë mirë (qesh…). Po, në fakt kemi kaluar një orë për çdo vit të kohës që kam qenë trajner këtu dhe është kënaqësi të takoj presidentin. Ndihem mirë me të. Kanë kaluar thuajse një vit e gjysmë që kur kam ikur dhe nuk mendoj se është momenti për të menduar që të rikthehem. Më pas, në rolin e trajnerit, më pak akoma. Unë mund të merrja në konsideratë që të bëja mbase postin e drejtorit teknik të Kombëtares për të kërkuar që të zhvilloj lëvizjen futbollistike nga Kombëtarja e deri te të rinjtë.

Po flisni në shumë raste “ne”. Tamam si drejtor sportiv…

Jo. Por sepse unë ndihem pjesë e kësaj federate, e këtij vendi. Janë akoma shumë lojtarë që janë djemtë e mi. Dhe në këtë aspekt, kam mbetur ende këtu me zemër.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: