Connect with Us

Shënoi golin e karrierës/ Futbollisti i Kombëtares zgjidhet në formacionin e javës (Foto)

Sport

Shënoi golin e karrierës/ Futbollisti i Kombëtares zgjidhet në formacionin e javës (Foto)

Publikuar

-

Minuta e 67`, përballja mes Basel dhe Lugano, i futur vetëm 22 minuta më parë në lojë, Armando Sadiku lëshon një silur nga 35 metra, duke shënuar ndoshta një nga golat më të bukur të karrierës. Gjithçka perfekte dhe një gol që nuk preferoi ta festonte, por duke “shfryr” mllefin ndaj të gjithëve, trajnerit, stafit teknik, gazetarëve e kujdo tjetër, ashtu siç u shpreh vetë lojtari pas ndeshjes.

Megjithatë, goli i realizuar ditën e djeshme ndaj Basel do të mbahet mend gjatë nga Sadiku, ndërsa në Zvicër e kanë vlerësuar lojtarin si një nga më të mirët e javës. Pas përfundimit të të gjitha ndeshjeve të kampionatit zviceran për këtë fundjavë, është bërë dhe vlerësimi për lojtarët që shkëlqyen.

“Raiffeisen Super League” në Zvicër e ka përzgjedhur Sadikun në 11-shen e javës, duke i dhënë një vlerësim të merituar futbollistit të kombëtares shqiptare. Që pas rikthimit në janar te Lugano, Armando Sadiku ka gjetur formën e tij të mirë, por për çudi trajneri e ka aktivizuar shumë pak dhe kryesisht si zëvendësues.  Goli ndaj Basel ishte i dyti për sulmuesin shqiptar me ekipin e Luganos për këtë sezon. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

“Mos u merr me kombëtaren, po shiko autogolat e qeverisë”, Vata i përvishet Edi Ramës

Publikuar

-

Nga

Figura e njohur e Kombëtares së Shqipërisë, ka komentuar situatën e fundit që ka prekur gjithë botën. Flitet për pandeminë e COVID-19 dhe ndikimin e saj në futboll. Në një intervistë për “ABC News”, Vata shprehet se kryeministri Rama duhet të lërë krahasimet e Kombëtares që pëson gol në minutë të fundit dhe të shohë […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Neuer dëshiron largimin? Oliver Kahn i “vë kapak” kësaj historie

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Bordit Ekzekutiv të Bajern Mynihut Oliver Kahn i vendosi vulën debatit rreth çështjes së kush duhet të jetë portieri i parë i bavarezëve. Në një intervistë për “Goal”, “Titani” la të kuptohej se Manuel Nojer mbetet zgjedhja e parë e Bajernit, ndërkohë portieri i Shalke 04 Aleksandër Nubel, i cili do t’u bashkohet […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Titulli këtë sezon në Serinë A t’i jepet Atalantës, nis peticioni

Publikuar

-

Nga

Teksa në Itali vazhdojnë debatet për rinisjen e kampionatit, një qytetar ka nisur një fushatë për të firmosur peticionin që titulli kampion i këtij sezoni t’i jepet Atalantës, pasi qyteti i Bergamos është goditur më rëndë nga koronavirusi. Në faqen “Change.org” , një qytetar ka kërkuar që të grumbullohet firmat e mjaftueshme për t’i kërkuar […]

LEXO TE PLOTE