Connect with Us

“Arena Kombëtare” pezull/ Ja kur pritet të përfundojnë punimet

Sport

“Arena Kombëtare” pezull/ Ja kur pritet të përfundojnë punimet

Publikuar

-

Stadiumi i ri i kombëtares së Shqipërisë, “Arena Kombëtare”, është në fazën përfundimtare të veprimeve. Puna për ndërtimin e impiantit filloi në qershor të 2016-ës, megjithatë, afati 2-vjeçar i punimeve nuk do të respektohet.

Fillimisht u tha se stadiumi do të inaugurohej në ndeshjen e 11 qershorit ndaj Moldavisë, por po të shikojmë pamjet e tanishme të kantierit të stadiumit, nuk është nevoja të jesh një ekspert ndërtimi për të kuptuar se është e pamundur që punimet të përfundojnë në harkun e dy muajve.

Pak javë më parë vetë presidenti Duka e pranoi se do të ishte tepër e vështirë që punimet të përfundonin në muajin qershor dhe ndoshta inaugurimi i stadiumit do të shtyhet për në muajin shtator, më konkretisht më datë 10 shtator, kur presim Islandën në kuadër të kualifikuesve të “Euro 2020”.

“Sport Eskpres” raporton se shanset që stadiumi i ri të inaugurohet në shtator janë të pakta. Gjendja aktuale e punimeve nuk jep garanci për përfundimin e të gjithë projektit brenda pesë muajve dhe me shumë gjasa  inaugurimi i shumëpritur do të shtyhet për në muajin nëntor, ku në harkun e dy ditëve do të ndeshemi në Shqipëri me Andorrën e Francën.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: