Sport
Faza e katërt nis me supersfidën Partizani-Skënderbeu/ Korçarët në “hall”!

Partizani-Skënderbeu është padiskutim supersfida e javës së 28-të të Kategorisë Superiore. Të mërkurën në orën 18:30 në Selman Stërmasi, të kuqtë do të synojmë të mposhtin korçarët për të hedhur një tjetër hap të sigurtë drejt titullit kampion.
Misioni nuk do të jetë i lehtë për Partizanin pasi Skënderbeu e ka mundur në dy raste gjatë këtij sezoni, nga 3 ndeshje që kanë zhvilluar gjithsej mes tyre. Gjithsesi favori i madh i Partizanit në këtë sfidë janë mungesat e shumta që ka Skënderbeu. Edhe pse ka rigjetur Dejvi Bregun dhe sulmi është reparti më i kompletuar në skuadrën e Shehit aktualisht, problematikat janë të shumë të në kampin korçar sidomos në mesfushë.
Kuasi Sibo dhe Shqipërim Taipi janë dy mungesa të sigurta në këtë repart ashtu siç është edhe mbrojtësit Kristi Vangjeli për shkak të një kontraktimi muskular. Me probleme janë edhe kapiteni Marko Radas i cili ka më shumë se dy javë që nuk stërvitet por edhe mesfushori Gjergji Muzaka, gjithsesi këta të dy duhet të shtrëngojnë dhëmbët dhe të zbresin në fushë në këtë duel kaq delikat që mund të përcaktojë shumë përsa i përket fateve të sezonit të Skënderbeut.
Te Partizani, Jurgen Bardhi është rikuperuar në kohë, ndërkohë që pritet të grumbullohet edhe sulmuesi Rubin Hebaj. Bruno Telushi dhe Hektor Idrizaj ndërkohë janë dy mungesat e mëdha të kryeqytetasve për sfidën ndaj korçarëve. /CNA.al