Sport
James Rodriguez do të largohet?/ Bayerni bën pazar me Pep Guardiolën

Bayern Munich i ka bërë dalje James Rodriguez, pavarësisht se kolumbiani mori nënshtetësi spanjolle nuk do të ushtrohet opsione i blerjes për 42 milionë euro nga Real Madrid dhe në fund të këtij sezoni do të kthehet në Spanjë.
Ndërkohë “The Mirror” në Angli ka bërë me dije se drejtuesit e klubit bavarez janë vënë pas Ilkay Gundogan, i cili është nxjerrë në listën e lojtarëve që do të largohen nga Manchester City në fund të këtij sezoni.
Mesfushori ka kontratë me City deri në vitin 2020, mirëpo një ofertë në drejtim të tij do të merrej në konsideratë dhe Pep Guardiola është i gatshëm ta lërë të largohet gjermanin.
Kartoni i 28-vjeçarit mund t’i kushtojë Bayernit deri në 40 milionë euro. Mesfushori këtë sezon ka luajtur në 25 ndeshje në Premier League me fanellën e City, ndër të cilat 17 titullar dhe ka shënuar 5 gola. /CNA.al