Connect with Us

Çerekfinalet e Champions League/ Gjithçka që duhet të dini për dy supersfidat e sotme

Sport

Çerekfinalet e Champions League/ Gjithçka që duhet të dini për dy supersfidat e sotme

Publikuar

-

E mërkura në Champions, duele titanësh për gjysmëfinalet Uefa Champions League vazhdon edhe ditën e sotme në orën 21:00 me dy super përballje, fitueset e të cilave do të avancojnë në raundin gjysmëfinal të Champions League.

Ajax- Juventus dhe Manchester United- Barcelona shihen si përballjet me më shumë interes në këtë fazë të kompeticionit.

Përsa i përket sfidës së parë, Ajaxi do të kërkojë të bëjë surprizën kundër Juventusit. Italianët pasi kanë “hipotekuar” titullin në kampionat, do t’i përqendrojnë të gjitha forcat për t’i shkuar deri në fund trofeut më të lakmuar në Europë.

Hera e fundit që këto skuadra ishin përballur në Champions ishte edicioni 2004-2005. Ndeshja tjetër midis United dhe Barcës shihet si një finale e parakohshme.

Anglezët pas fitores historike ndaj PSG, do të tentojnë të vazhdojnë rrugëtimin e tyre kundër katalanasve. Anglezët janë jashtë cdo gare, për cdo kompeticion dhe Championsi shihet si shpëtim për sezonin aktual. Nga ana tjetër katalanasit janë në garë për të tre trofetë. Janë finalistë në kupën e Mbretit ndërsa në kampionat janë distancuar nga rivalët.

Hera e fundit që skuadrat u përballën ishte për finale e Championsit në 2011 ku Barcelona triumfoi me rezultatin 3-1 në Wembley. Të dy takimet do të luhen në orën 21:00 dhe spektakli është i garantuar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

E çuditshme/ Koronavirusi “ndihmon” Borussian e Dortmundit! Ja motivi

Publikuar

-

Nga

Borussia Dortmund, ashtu si shumë skuadra të tjera në Gjermani, është kthyer të stërvitet në fushë. Sigurisht, rregulla strikte: maksimumi dy futbollistë, në distancë, nuk lejohet hyrja në dhomat e zhveshjes. Por, pauza ose ndalesa e detyruar dhe këto stërvitje të personalizuara mund t’i japin mundësi Marco Reus që të kthehet në fushë kur të […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Shefi i arbitrave i drejtohet Edi Ramës: Duhet të keni më respekt për sportistët

Publikuar

-

Nga

Shefi i sektorit të arbitrave në FSHF Sokol Jareci i bëri apel kryeministrit Edi Rama që të ndihmojë klubet e futbollit në Shqipëri, ku njësoj si në të gjithë vendet e tjera të botës, ndërprerja e aktiviteteve sportive prej koronavirusit ka rritur dëmin financiar te klubet. Deklaratës së kreut të qeverisë se klubet e futbollit […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Vangjeli: Çdo gjë do rregullohet, ja si e kaloj ditën

Publikuar

-

Nga

Kristi Vangjeli është një nga titullarët e padiskutueshëm të Tiranës këtë sezon. Në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, mbrojtësi i bardhebluve foli për situatën aktuale në shqipëri. Pranon se në këtë moment është shumë e vështirë për të folur për futboll, apo diçka tjetër veç Koronavirusit. “Situata duket tejet e vështirë dhe ne […]

LEXO TE PLOTE