Sport
Flamurtari merr vendin e tretë, Hidi “tradhton” durrsakët

Flamurtari ka mposhtur në Vlorë Teutën me rezultatin 3 – 1, në një 90 minutësh ku u shfaqën qartazi si skuadra më e mirë. Me tri pikët e sotme, skuadra e Ilir Dajës shkon “parakalon” durrsakët duke i marrë vendin e tretë të tabelës me 44 pikë.
Flamurtarit i mjaftuan më pak se 100 sekonda për të zhbllokuar rezultatin. Sukaj shërben për Ribajn, i cili tregohet i saktë në kontaktin me topin. Vlonjatët vazhdojnë të ushtrojnë presion deri në përfundim të pjesës së parë. Pjesa e dytë hap me një gafë të portierit Hidi, i cili përsërit gabimin e bërë në Laç.
Traore ngushton rezultatin, por më pas Teuta tregohet e pafuqishme për të barazuar takimin. Minuta e 90-të sjell një penallti për vlonjatët, që ekzekutohet me sukses nga Batha. /CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania