Connect with Us

Ndryshime nga stoli në sulm/ Bayerni përgatit revolucionin

Sport

Ndryshime nga stoli në sulm/ Bayerni përgatit revolucionin

Publikuar

-

Presidenti i Bayernit të Mynihut, Uli Hoeness, gjatë muajit mars deklaroi se bavarezët në përfundim të kampionatit kanë programuar një sërë investimesh në radhët e ekipit, madje më e madhja që ata kanë realizuar ndonjëherë.

Në fakt, ende pa ardhur fundi i sezonit, kampionët në fuqi të Gjermanisë kanë transferuar Benjamin Pavard dhe Lucas Hernandez. Pavard për shumën e 35 milionë eurove, ndërsa Hernandez bëri që Ateltico Madridi të përfitonte plot 80 milionë euro.

Ndërkohë, në listën e shpenzimeve bavarezët kanë paraqitur një tjetër ofertë për sulmuesin Luka Jovic, plot 56 milionë euro, për Hakim Ziech 35 milionë euro dhe për Matthijs de Light ende nuk ka asgjë konkrete por, shumë shpejt pritet të vijë dhe propozimi.

Krahas ndryshimeve në radhët e lojtarëve, pritet që Bayerni të zëvendësoje edhe trajnerin aktual, Niko Kovac, pavarësisht se ka kontratë me klubin deri në vitin 2021. Drejtori sportiv i kampionëve në fuqi të Gjermanisë, Hasan Salihamidzic, ka si objektiv primare Marucio Pochettinon. Kontrata e këtij të fundit me Tottenhamin skadon në vitin 2023.

Pavarësisht se në karrierën e tij argjentinasi nuk ka arritur të fitojë ndonjë trofe, drejtuesit e Bayernit besojnë plotësisht tek aftësitë e tij. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: