Connect with Us

Skënderbeu “nuk ndez” / Partizani fiton me petkun e kampionit

Sport

Skënderbeu “nuk ndez” / Partizani fiton me petkun e kampionit

Publikuar

-

Partizani ka mposhtur Skënderbeun pastër 2-0, në sfidën më të rëndësishme të javës së 28-të në Superiore. Golat për “Demat e Kuq” u shënuan nga Belica në pjesën e parë dhe nga Asani në të dytën, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Pjesa e parë – Partizani e nis vrullshëm takimin dhe ushtron presion te zona e Skënderbeut. Trashi dhe Asani duken në një ditë të shkëlqyer, po ashtu dhe Duka, lojtarë që vënë jo pak në vështirësi skuadrën e Skënderbeut. Nga një goditje këndi, zhbllokohet dhe sfida. Krosimi i Trashit përplaset në trupin e Belicës, i cili shënon në mënyrë aksidentale. Ka dyshime për prekje të topit me dorë, por festa e Partizanit vazhdon dhe goli është i rregullt. Skënderbeu u mundua të reagojë në minutat e mbetura të pjesës së parë, por pa rrezikshmëri.

Pjesa e dytë – Partizani e nis edhe fraksionin e dytë të lojës njësoj si në pjesën e parë, duke ushtruar presion në minutat e para. E vetëm 5 minuta pas rifillimit të takimit, “Demat” fitojnë penallti. Trashi pengohet në zonë nga Kaba Sambu dhe për gjqytarin, 11-metërsh. Një penallti e dyshimtë, por kjo gjë nuk i intereson aspak Asanit, që gjuan dhe shënon, duke gjetur golin e tij të shtatë në kamponat këtë sezon. Ky gol i preu gjunjët Skënderbeut dhe vendosi edhe rezultatin final të takimit. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: