Connect with Us

U përjashtuan nga Superliga/ Futbollistët e Kamzës marrin “rrugët”

Sport

U përjashtuan nga Superliga/ Futbollistët e Kamzës marrin “rrugët”

Publikuar

-

Pak javë më parë, Kamza u përjashtua nga çdo turne futbollistik në vend dhe sezonin e ardhshëm do ta nisë nga Kategoria e Dytë. Kjo ka bërë që shumë futbollistë të mbeten mes katër rrugëve dhe ta kenë të vështirë të gjejnë një skuadër tjetër në verë, pasi është një kohë e gjatë që nuk luajnë.

Në këto kushte, futbollistët po stërviten individualisht me trajnerë personalë dhe të tillë kanë qenë Bruno Arrabal e Gabriel Martinena të cilët janë stërvitur nën kujdesin e ish-mbrojtësit Roland Peqini. Kaq ka zgjatur stërvitja e tyre individuale pasi të dy futbollistët kanë vendosur të largohen nga Shqipëria në drejtim të vendlindjes së tyre.

Brazili për Arrabal dhe Argjentina për Martinenën kanë qenë destinacionet e dy futbollistëve të cilët largohen nga Shqipëria me kujtime jo të mira. Në këtë mënyrë, duket se Kamza ka nisur të shpërbëhet pak nga pak dhe pritet vetëm fillimi i sezonit, për të kuptuar nëse do ta rinisë apo jo kampionatin nga Kategoria e Dytë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: