Connect with Us

Futbollisti i Kombëtares na “turpëron” në Spanjë/ Në Shqipëri hanë vetëm fasule

Sport

Futbollisti i Kombëtares na “turpëron” në Spanjë/ Në Shqipëri hanë vetëm fasule

Publikuar

-

Në një Shqipëri të varfër nga rënia e sistemit të saj piramidal dhe i nënshtruar nga një revolucion që “luluzëoi” një luftë të përgjakshme civile lindi Keidi Bare. Djaloshi që ëndërronte që të kapte majat me topin në këmbë.

Ishte gushti i vitit 1997 dhe kur një rend social dhe ushtarak filloi të restaurohej në Shqipëri, falë ndihmës së OKB-së, një konflikt tjetër luftarak, i Kosovës, kërcënoi stabilitetin e zonës. Tashmë, Keidi është rritur dhe aktivizohet në Spanjë me skuadrën e Malaga. Gjatë karrierës së tij, Bare ka veshur fanellën e një prej skuadrave më të rëndësishme në gadishullin Iberik, Atletico Madrid.

Ndërkohë, në një intervistë të dhënë për “Radio Marca”, 21 vjeçari ka folur për shumë tema të ndryshme, duke filluar nga fëmijëria, e deri tek “parajsa” Spanjë.

Fëmijëria dhe futbolli: “Unë kam lindur në një situatë lufte dhe gjërat ishin shumë të vështira në 1997-ën. Prindërit e mi kanë vuajtur më shumë, pasi kanë kaluar një kohë shumë të keqe. Që kur isha fëmijë kam pasur të dhëna për t’u marrë me futboll. Kam qenë shumë i mirë në shkollë, por spikasja më terpër në futboll. Prindërit kanë bërë më të mirën për mua dhe në moshën 11-vjeçare më çuan në Greqi”.

Karriera: “Pas 5 vitesh në Greqi, u ktheva në qytetin tim dhe luajta me Apoloninë. Për pesë muaj u ftova për provë tek Atletiko Madrid. U trajnova për katër ditë aty dhe shkuam në një turne në Gjeorgji. U bëra pjesë e Atletiko Madridit, ku qëndrova për pesë vite. Në fund të sezonit të kaluar vendosa t’i bashkohem Malaga-s”.

Pezullimi: “Kur isha me të rinjtë kam bërë një gabim shumë të madh, për të cilin pendohem çdo ditë e më shumë, duke ofenduar arbitrin, më kushtoi një dënim shembullor me 9 ndeshje pezullim. Bëra diçka të keqe për veten dhe për ekipin, por vendosa të shkoja te Malaga”.

Malaga: “Unë nuk jam nga ata lojtarë, që mjaftohen me stërvitje dhe qëndrim në stol. Ika nga Atletiko për të bërë diçka më të madhe dhe kur më kërkoi Malaga nuk u mendova shumë.Ndeshja e parë nuk shkoi siç doja unë. Në Zaragoza isha nervoz dhe i lumtur, kur më thanë se do të luaja nga fillimi, pasi kisha debutuar pak minuta, në fund të sfidës së mëparshme me Sporting. Mbaj mend se kemi fituar 2-0.

Jeta në Spanjë: “Ky vend është një parajsë, qoftë për plazhin, apo për ushqimet e detit. Kjo është gjëja që më pëlqen më së shumti. Në Shqipëri ekziston vetëm një gjellë, që të gjithë e pëlqejnë, ajo me fasule. Të gjithë shqiptarët e hanë, vetëm unë jo (duke qeshur)”.-përfundoi Bare.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: