Sport
Kroos acarohet nga mediat / Reagon pas spekulimeve

Toni Kroos shumë pranë lamtumriës me Real Madrid? Referuar raportimeve të medieve sportive spanjolle, mesfushori gjerman aludohet të jetë duke konsideruar idenë e largimit nga Madrid.
Sipas të njëjtave burime, vendimi bazohet te konsiderata e Kroos se ka përfunduar ciklin e tij.
Gjithsesi, vetë Kroos ka përgënjeshtruar këto zëra, sikurse dëshmon edhe postimi më i fundit i gjermanit në llogarinë e tij në “Twitter”.
Pikërisht përmes rrjeteve sociale, Toni Kroos ka mohuar kategorikisht lajmin e publikuar nga e përditshmja spanjolle “AS”: “Informacion absolutisht fals”!
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania