Sport
Gara për një vend në Champions/ Interi po e siguron jashtë… shtëpisë

Zikaltrit janë skuadra favorite në garën për Ligën e Kampionëve. Pesë pikët e distancës nga ndjekësit janë një “thesar” i çmuar dhe sfidat e radhës mund të ndihmojnë Luciano Spallettin të blindojë kualifikimin, duke nisur nga nesër në mbrëmje (ora 20:30), në transfertën kundër Frosinones.
Me në mendje faktin se jashtë fushe statistikat janë më pozitive se në “San Siro”: në fakt, formacioni i Spallettit nga janari ka zhvilluar 12 ndeshje në kampionat, 6 brenda fushe dhe po aq jashtë. Si pritëse ka grumbulluar 8 pikë, si udhëtuese 10…
MESATARJA E PIKËVE – “Trendi” ka ndryshuar krahasuar me fazën e parë. Nga gushti në dhjetor, në fakt, Interi numëronte 22 pikë në 9 ndeshje në “San Siro” dhe 17 në 10 transfertat. Mesatarja në “Meazza” ka kaluar nga 2.44 në 1.33, ndërsa jashtë fushe thuajse e pandryshuar (nga 1.70 në 1.66). Interi, pra, po “siguron” Champions-in në transfertë.