Sport
Guardiola dhe Mourihno darkojnë së bashku në Manchester/ Cila është arsyeja?

Rivaliteti midis Pep Guardiolës dhe Jose Mourihnos ka bërë gjithmonë bujë në botën e futbollit.
Gjithsesi, jeta nuk është vetëm futboll. Të dy teknikët mund të kenë stile të ndryshme, por kur vjen puna tek ushqimi, duket se preferojnë të njëjtin stil gatimi.
“Tapeo & Wine”, është një restorant spanjoll në Manchester, pronar i së cilës është babai i mesfushorit Juan Mata.
Në një prononcim për gazetën spanjolle AS, Z.Mata zbuloi se të 2 teknikët janë klientë të përhershëm në restorantin e tij.
“Pep Guardiola e frekuenton shpesh këtë vend. Ai vjen me familjen e tij dhe i pëlqen shumë ambienti. Përsa i përket Mourihnos, ai vjen 1 herë në 2 javë”.
Po kur të dy strategët vijnë në të njëjtën orë, cfarë ndodh? Juan Mata Sr. e shpjegon.
“Ka raste që të 2 vijnë në të njëjtin moment. Kur kjo ndodh, i vendos në dhoma të ndryshme, me qëllim që të mos “vrasin” njëri-tjetrin.” /CNA.al