Connect with Us

“Gjicit i thashë të ruajë vendin e dytë”/ Olsi Rama tregon të veçantat e Partizanit

Sport

“Gjicit i thashë të ruajë vendin e dytë”/ Olsi Rama tregon të veçantat e Partizanit

Publikuar

-

Ditën e sotme është mbajtur Asambleja e Përgjithshme. Në përfundim të saj, për mediat ka folur drejtori i Partizanit, pikërisht Olsi Rama. Ky i fundit u përgjigj mbi disa çështje, ku zbuloi edhe një bisedë me presidentin e Kukësit, Safet Gjicin.

TITULLI – “Nuk është çështje tersi. Nuk urohet ditëlindja përpara se t’i vijë dita. Janë akoma shtatë javë të tjera dhe janë 21 pikë dhe është akoma goxha punë. Më pëlqeu diçka që tha trajneri. Klubi kërkon rezultatin, unë kërkoj gjithmonë tri pikëshin. Për Partizanin e rëndësishme është të japë maksimumin në çdo ndeshje dhe të arrijë objektivin sa më shpejt të jetë e mundur.”

PËRGATITJET E FESTËS SË TITULLIT –
“Jo, akoma asnjë lloj përgatitje.”

TË VEÇANTAT E PARTIZANIT –
“Besoj që ajo që vazhdon të jetë te Partizani është dispilina, respekti i ndërsjelltë midis lojtarëve dhe stafit teknik, rregulli, dëshira e djemve që bënë një grup të mrekullueshëm dhe qetësia që kanë pasur në vetëdijë që janë një grup i fortë.”

EUFORIA –
“Detyra ime është që të jem i kujdesshëm në çdo moment dhe të mbaj sa më larg euforinë. Euforia është një faktor që ndonjëherë edhe ndihmon, por më së shumti të dëmton.”

BISEDA ME GJICIN –
“Gjici më tha që ende nuk ka përfunduar kampionati. Unë i thashë që ki kujdes vendin e dytë, në kuadër të shakasë.”

ASAMBLEJA DHE LIGA PROFESIONISTE – “Është asambleja ime e parë, kështu që nuk kam çfarë të them ndonjë gjë të veçantë. Pres që liga profesioniste të bëhet faktor, pasi jam partizan i ligës. Pretendoj që të marrë shumë herë më sipër dhe të bëjë diferencën në raport me superioren që të krijojë produktin më të qëndrueshëm.”

I DRUHENI RËNIES –
“Le të vijë një herë siguria matematike, më pas do mendoj për gjërat e tjera. Kemi ekip me 25 lojtarë. Kur të vijë siguria matematike atëherë do të japim hapësira dhe për lojtarët e tjerë.”

OBJEKTIVAT E VERËS PËR EUROPËN – “Nuk kemi vendosur objektiva. Sigurisht që rritja cilësore e ekipit të bën që ta ngresh stekën. Për ne e rëndësishme është të ruajme këtë lloj integriteti dhe të përforcohemi me ndonjë element cilësor.”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

E çuditshme/ Koronavirusi “ndihmon” Borussian e Dortmundit! Ja motivi

Publikuar

-

Nga

Borussia Dortmund, ashtu si shumë skuadra të tjera në Gjermani, është kthyer të stërvitet në fushë. Sigurisht, rregulla strikte: maksimumi dy futbollistë, në distancë, nuk lejohet hyrja në dhomat e zhveshjes. Por, pauza ose ndalesa e detyruar dhe këto stërvitje të personalizuara mund t’i japin mundësi Marco Reus që të kthehet në fushë kur të […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Shefi i arbitrave i drejtohet Edi Ramës: Duhet të keni më respekt për sportistët

Publikuar

-

Nga

Shefi i sektorit të arbitrave në FSHF Sokol Jareci i bëri apel kryeministrit Edi Rama që të ndihmojë klubet e futbollit në Shqipëri, ku njësoj si në të gjithë vendet e tjera të botës, ndërprerja e aktiviteteve sportive prej koronavirusit ka rritur dëmin financiar te klubet. Deklaratës së kreut të qeverisë se klubet e futbollit […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Vangjeli: Çdo gjë do rregullohet, ja si e kaloj ditën

Publikuar

-

Nga

Kristi Vangjeli është një nga titullarët e padiskutueshëm të Tiranës këtë sezon. Në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, mbrojtësi i bardhebluve foli për situatën aktuale në shqipëri. Pranon se në këtë moment është shumë e vështirë për të folur për futboll, apo diçka tjetër veç Koronavirusit. “Situata duket tejet e vështirë dhe ne […]

LEXO TE PLOTE