Sport
“Nuk do t’i mbyllim më sytë”/ Duka “shuplakë” klubeve përsa i përket licensimeve

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ne fjalën e tij gjatë Asamblesë së Zakonshme që është duke u mbajtur ditën e stome, ka dhënë një sinjal të fortë për licencimet në vazhdimësi. Ai ka nënvizuar se nuk do të ketë më “mbyllje sysh” për klubet që nuk plotësojnë kriteret për të marrë pjesë në kategoritë respektive.
“Nga licencimi nuk duhet parë vetëm infrastruktura por edhe e ardhmja e fëmijëve dhe nuk mund të mbyllet njëri sy. Nuk mund të kemi impiante të papërshtatshme siç ka ndodhur dhe mbështesim përmirësimin e tyre, por nuk tolerojmë më. Duhet futboll cilësor dhe familje e shëndetshme”, u shpreh veç të tjerave Duka. /CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania