Sport
Skënderbeu aktualisht në CAS/ Ja kur pritet të vijë përgjigjja përfundimtare

Prej disa kohësh Skënderbeut kishte bërë të qartë se më 16 prill përfaqësuesit e klubit do të udhëtonin për në Lozanë të Zvicrës, ku do të merrnin pjesë në seancën dëgjimore në CAS.
Sot, u hodh shorti i Kupës së Shqipërisë, ku ekipi korçar gjeti si kundërshtar Kukësin, me të cilët do të ndeshet me 24 prill dhe 8 maj në dy ndeshje me sistem vajtje-ardhje.
I pranishëm për të ndjekur shortin e Kupës ishte Oldi Lulja, në statusin e përfaqësuesit të klubit të Skënderbeut.
Pas hedhjes së shortit, Lulja u ndal të flasë për mediet ku theksoi se kjo është një ndeshje e fortë, por ata synojnë që të mbrojnë trofeun, si fitues në fuqi.
CAS? – “Në këto momente drejtuesit tanë janë në seancë dëgjimore me Zvicër, pas një muaji presim përgjigje”, tha Lulja, duke konfirmuar se përgjigja për shfuqizimin ose jo të dënimit të Skënderbeut do të vijë në muajin maj.