Connect with Us

Dështimi i madh i Guardiolës/ 600 milionë euro për t’u eliminuar në çerekfinale

Sport

Dështimi i madh i Guardiolës/ 600 milionë euro për t’u eliminuar në çerekfinale

Publikuar

-

Pep Guardiola dështoi në tentativën e radhës për të fituar Championsin me stilin tiki-taka me një klub të madh europian, jashtë Spanjës. Trajnerit spanjoll i mungon kupa me veshë të mëdhenj që nga viti 2011, kur Barcelona e tij mposhtte Manchester United në finalen e Wembley-t.

Gjysmëfinalja e tij e fundit, larg Barcelonës, daton tre vite më parë, kur drejtonte Bayernin. Në të gjitha rastet rastet e kur drejtonte bavarezët është eliminuar kur ishte vetëm një hap larg finales nga një ekip spanjoll (Real Madrid 2014, Barcelona 2015 dhe Atletico Madrid 2016).

Në tre vitet e fundit, Manchester City i Pep Guardiolës nuk ka shkuar në asnjë rast përtej çerekfinaleve, pavarësisht se në në krye të Citizens ka shpenzuar në total më shumë se 600 milionë euro. E nisi me eliminimin nga Monaco në 1/8-at e Championsit që në sezonin e parë në Angli. Në dy sezonet e fundit ka mbetur jashtë në çerekfinale përballë skuadrave angleze, që presupozohet që i njeh mirë, Liverpool dhe Tottenham.

Mund të jetë e vërtetë, që, siç është shprehur pak ditë më parë vetë Guardiola, City nuk e ka marrë për të fituar domosdoshmërisht Championsin, por është po kaq e vërtetë që ka shpenzuar një mal me para. Në përfundim të ndeshjes së kthimit me Tottenhamin, Guardiola theksoi se skuadra e tij u eliminua për shkak të një gabimi arbitral, duke iu referuar golit të Llorentes, por a mund të jetë një episod i tillë argument për të justifikuar dështimin e radhës?

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE