Connect with Us

Në Itali e quajnë të sigurt/ Shkëmbim i madh mes Interit dhe Juventusit

Sport

Në Itali e quajnë të sigurt/ Shkëmbim i madh mes Interit dhe Juventusit

Publikuar

-

Sezoni po shkon drejt fundit, si te Inter ashtu edhe tek Juventus ka çështje që duhet të zgjidhen. Dy më kryesoret për të dy klubet janë rastet e Mauro Icardit dhe Paulo Dybalas.

Ditën e sotme, “Corriere dello Sport” dhe “Tuttosport” kanë dalë me të njëjtin lajm. Inter dhe Juventus po përgatisin shkëmbimin Icardi-Dybala.

Mauro Icardi është i njohur për krizën e tij me klubin dhe shokët e skuadrës. Megjithatë ai është kthyer në fushë për të arritur objektivat e skuadrës deri në fund të sezonit dhe më pas do vendosë për të ardhmen e tij. Kjo u pa edhe në ndeshjen ndaj Frosinone, ku Icardi pa bërë zë e la Ivan Perisic të gjuajë penalltinë, ashtu siç janë vendimet e klubit.

Paulo Dybala në anën tjetër ndodhet në një situatë tjetër. Vështirësia e tij është rendimenti në fushë. Që pas ardhjes së Cristiano Ronaldos, Allegri e ka tërhequr prapa sulmuesin argjentinas, i cili duhet të luajë shumë metra larg porte, për t’i krijuar hapësirën e nevojshme CR7-ës. Ky sezon për 25-vjeçarin ka pasur më shumë errësirë sesa dritë dhe largimi është në mendjen e tij dhe të Juventusit.

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici e ka lajmëruar që para një viti një shkëmbim të tillë, teksa ai tentoi të negociojë me sulmuesin 26-vjeçar të Interit. Ndërkohë që Dybala do vishej si zikaltër edhe nga marrëdhënia e shkëlqyer që ka me Beppe Marottan, i cili e solli nga Palermo te Juventus. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: