Connect with Us

Të gjithë flasin për futbollin/ Një sport tjetër në Shqipëri çon një gjyqtar në Botëror

Sport

Të gjithë flasin për futbollin/ Një sport tjetër në Shqipëri çon një gjyqtar në Botëror

Publikuar

-

Basketbolli në Shqipëri këtë sezon ka rezultuar i suksesshëm teksa edhe ekipi i Teutës arriti në bënte surprizën duke u kualifikuar deri në finalen e Ballkan Ligës. Durrsakët hynë në histori edhe pse nuk arritën të triumfonin në fund. Ndërkaq, sukseset e basketbollit shqiptar vazhdojnë dhe këtë herë kanë të bëjnë me arbitrin Gentian Cici. Gjyqtari do të marrë pjesë në Botërorin e Kinës 2019, teksa lajmin e ka dhënë vetë Federata Shqiptare e Basketbollit.

“Gentian Cici, bilbili shqiptar në Botërorin e Kinës! Krenari, emocion, arritje e pa-arritur! Kulmi i një karriere të një gjyqtari, shënohet këtu. Aktiviteti flet më shumë nga çdo ta përshkruanim më gjatë. Bravo Genti, suksese në rrugëtimin e Kinës dhe jo vetëm!”. Kjo ishte forma në të cilën Federata kishte vendosur të uronte gjyqtarin, për një nga rritjet më të mëdha në karrierë.

Ndërsa është për t’u përmendur se pavarësisht problematikave, basketbolli ia ka dalë të përfaqësohet denjësisht duke lënë pas edhe futbollin, i cili nga ana e tij ka më shumë vëmendje dhe mbështetje financiare.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: