Connect with Us

Legjenda sulmon Dybala / “Je 25 vjeç, kur do e tregosh veten?”

Sport

Legjenda sulmon Dybala / “Je 25 vjeç, kur do e tregosh veten?”

Publikuar

-

Nëse i hidhet një sy koleksionit të trofeve të Paulo Dybala-s, karriera e tij duket perfekte. Tituj, kupa, dy finale në Champions League dhe një rol si protagonist tek Juventus.

Këtë vit, argjentinasi ka patur më pak hapësira për shkak të pranisë së Cristiano Ronaldo-s, por mbetet një nga lojtarët më të mirë të “Zonjës së Vjetër”. Ndoshta nuk do të jetë Messi i ri, siç ka thënë dikush në fillimet e tij me bardhezinjtë, por ai ka një problem të përbashkët me “Pleshtin”, Argjentinën.

Numri 10-të i Barcelona-s ka një marrëdhënie dashuri/urrejtje me kombëtaren dhe e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Dybala. Ky është mendimi i Claudio Caniggia-s, legjendë e futbollit argjentinas. Ish-lojtari i Verona-s, Roma-s dhe Atalanta-s i ka bërë një thirrje të vërtetë yllit të Juventus.

“Kur do ta tregosh veten me të vërtetë? Je 25 vjeç. Je një futbollist i madh. Luan tek Juventus me 10-ën në kurriz, por unë dua të të shikoj me kombëtaren. Dua që t’i të tregosh veten dhe të luash me kombëtaren”, ka thënë Caniggia nga studiot e “Fox Sports”.

“Është një lojtar i madh dhe një djalë i mirë, por është 25 vjeç. Duhet të marrë përsipër skuadrën. Kjo vlen për të dhe për Lo Celso-n”.

Po çfarë do të thotë “të marrë përsipër skuadrën”? Nga ana tjetër, kur Messi është në fushë, është normale që të gjithë topat t’i shkojnë atij.

“Duhet të jenë tre ose katër futbollistë që të udhëheqin ekipin, më pas të tjerët të ndjekin, siç ndiqnin Burruchaga-n, Maradona-n, Valdano-n. Dhe kur them se duhet të marr përsipër skuadrën, do të thotë se të gjithë duhet ta bëjnë. Nëse luajmë në krahun e majtë dhe Messi është 30 metra larg, duhet të vazhdojmë të luajmë në të majtën”.

“Nuk mund të presim që Messi të zgjidhë gjithçka. Unë dua të shikoj në kombëtare lojtarë që marrin topin dhe jo që mendojnë se ku është Messi”, ka thënë Caniggia. Një metodologji që nuk ka funksionuar në vitet e fundit…

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE