Connect with Us

Skandal në Beograd!/ “Vritini shqiptarët”, shpërthen njësoj si në vitin 2014 (Video)

Sport

Skandal në Beograd!/ “Vritini shqiptarët”, shpërthen njësoj si në vitin 2014 (Video)

Publikuar

-

Skena të turpshme dhe skandaloze janë parë mbrëmjen e djeshme në sallën “Pionir”, në kryeqytetin serb, gjatë ndeshjes finale të basketbollit mes Crvena Zvezda të Beogradit dhe Buducnostit nga Podgorica. Lojtarët malazezë mezi kanë dalë në parket, teksa janë sulmuar dhe goditur me mjete të ndryshme.

Atmosfera ishte tejet e ndezur dhe armiqësore ndaj mysafirëve, thuajse e njëjtë me atë të ndeshjes së futbollit të 14 tetorit 2014, kur kombëtarja shqiptare e futbollit provoi “ferrin” në Beograd, në ndeshjen kualifikuese të “Euro 2016”. Nuk mund të harrohet ajo pritje çnjerëzore që iu bënë kuqezinjve tanë huliganët serbë, në stadiumin e Partizanit, ndaj referenca duket e goditur.

Tifozët e ashtuquajtur “Delije” kanë sulmuar basketbollistët e Buducnostit dhe kanë dashur të konfrontohen fizikisht me ta. Prej tribunës, ata gjuanin me karrige dhe mjete të ndryshme, ndërsa brohoritnin në kor: “Ubij šiptara” (vrite shqiptarin). Të frikësuar, basketbollstët malazezë ikën nga parketi për në dhomat e zhveshjes.

Ndeshja në fjalë nisi me një orë vonesë dhe u fitua nga vendësit me rezultatin 97:54. Serbët u shpallën kampionë të ABA Ligë dhe sezonin e ardhshëm do të luajnë në Euroligë.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Kombëtare

Olainkën nuk e donte, Kombëtarja shqiptare natyralizon dy brazilianë

Publikuar

-

Nga

Për Piter Olainkën nuk ka vend në Kombëtaren shqiptare, ndonëse bëhet fjalë për një sulmues të nivelit të lartë, e që e nisi rrugëtimin e tij në futbollin profesionist nga Shqipëria, me skuadrat e  Bylisit dhe Skënderbeut. Në Shqipërie dhe pse nigeriani kishte dëshirë që të luante për fanellën kuqezi ja mbyllën dyert, ndërsa duket […]

LEXO TE PLOTE
" "

Sport

Fiton PSG/ Di Maria, Mbappe dhe Icardi shënojnë 4 gola dhe dhurojnë spektakël

Publikuar

-

PSG ka fituar 1-4 në Nice në ndeshjen e javës së 10 për Ligue 1. Fillimisht ishte Di Maria që shënoi dy gola për 5 minuta, 15′ dhe 20′. Njëri më i bukur se tjetri. Përveç finalizimit perfekt nga argjentinasi, edhe asistet e Icardit dhe Meunier ishin të një klasi të lartë. Di Maria has […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kombëtare

Tension Rusi-Kosovë, UEFA merr vendimin drastik

Publikuar

-

Nga

Nëpërmjet një komunikate zyrtare, UEFA ka njoftuar ditën e sotme, se Komisioni i Emergjencave, ka marrë vendimin për të shmangur ndeshjet mes Kosovës dhe Rusisë. Ekipet Kombëtare, por gjithashtu edhe ekipet e kampionateve, nuk do të lejohen të ndeshen mes tyre në çdo kompeticion të organizuar nga UEFA. “Duke marrë parasysh rreziqet e sigurisë në […]

LEXO TE PLOTE