Sport
De Biasi do të zërë vendin e kampionit të botës/ Pret ndihmën e mesfushorit vlonjat

Gianni De Biasi duket se do të rikthehet pas shumë kohësh të trajnojë sërish një skuadër. Pas shkëlqimit të tij te Shqipëria dhe një aventure jo të mirë të Alaveshi në Spanjë, trajneri italian duket një nga kandidatët e mundshëm që do të marrë skuadrën e Veronës.
Sipas atyre që raportojnë mediat italiane, flitet se nëse Verona do të sjellë një rezultati tjetër, përveç fitores me Pescara-n, do të çonte në shkarkimin e menjëhershëm të Fabio Grossos, trajnerit të skuadrës, kampion bote me Italinë, në vitin 2006.. Pra, në fundjavë, për De Biasin nevojitet një asist dhe një ndihmë e mirë nga Ledian Memushaj, në mënyrë që “delfinët” të mundin Veronën për të mundësuar hapjen e udhës drejt stolit të saj.
Verona ndodhet në vendin e 6-të me 48 pikë, dy pikë më pak se Pescara. Rëndësia e kësaj ndeshjeje është shumë e madhe për Veronën, që nëse nuk fiton, rrezikon. /CNA.al